Si u kap “ROZAFA 15” e Gjergj Lucës duke grabitur peshk ton me vlerë 600 mijë euro në Maltë (Video)

Anija “Rozafa 15”, në pronësi të Gjergj Lucës, u ndalua nga autoritetet malteze në vitin 2022 me mbi 600 tonë të kapur ilegalisht në ujërat territoriale të Maltës, me vlerë tregu rreth 600 mijë euro

Më 2022, anija peshkimi “ROZAFA 15”, pjesë e flotës së kompanisë Rozafa e regjistruar në Shqipëri dhe në pronësi të oligarkut Gjergj Luca, u kap duke peshkuar në mënyrë të paligjshme në ujërat territoriale të Maltës. Ngjarja u bë publike nga televizioni shtetëror maltez TVMnews, por nuk u pasqyrua asnjëherë nga institucionet shqiptare.

Sipas raportimit të TVMnews, “ROZAFA 15” u sinjalizua nga një peshkatar maltez që operonte në zonë, i cili njoftoi autoritetet se anija shqiptare po kryente peshkim tonësh në një zonë të mbyllur për mjetet e huaja. Pozicioni ishte rreth 25 milje nga bregu perëndimor-jugperëndimor i ishujve maltezë, brenda ujërave territoriale të Maltës, ku lejet e peshkimit për tonë jepen vetëm për anije të regjistruara në vend.

Pas sinjalizimit, Departamenti i Peshkimit të Maltës urdhëroi mjetet patrulluese të vendosnin në ndjekje anijen shqiptare. Kur “ROZAFA 15” u ndalua, inspektorët konstatuan se ajo ishte e shoqëruar nga dy mjete të tjera ndihmëse. Në bord gjendeshin mbi 600 peshq ton të mëdhenj (Thunnus thynnus), të gjallë, të mbajtur në një kafaz metalik prej 50 metrash të vendosur në ujë deti.

Sipas të dhënave të tregut të vitit 2022, një ton i gjallë i kapur në Mesdhe mund të shitet për 800 deri 1500 euro për njësi në tregjet europiane, dhe shumë më tepër në tregjet aziatike për eksport. Duke marrë një mesatare konservatore prej 1000 euro për njësi, vlera e kapjes së “ROZAFA 15” arrinte rreth 600 mijë euro.

Kapiteni i Rozafës, Andon Nako, fillimisht mohoi akuzat, duke pretenduar se peshku ishte kapur jashtë kufijve të Maltës. Por pas kërkesës së detyrueshme të Departamentit të Peshkimit për të ankoruar anijen në Marsa Deep Water Quay për inspektim të plotë, ai pranoi në intervistë me TVMnews:

“Bëmë një gabim. Hymë pak në ujërat territoriale të Maltës, rreth 25 milje, dhe tani vendosëm t’i lirojmë peshqit.”

Si u kap “ROZAFA 15” e Gjergj Lucës duke grabitur peshk ton me

Reagimi i autoriteteve malteze

Sekretarja Parlamentare për Peshkimin, Alicia Bugeja Said, në një deklaratë publike për TVMnews tha:

“Qeveria është e angazhuar të sigurojë zbatimin e kontrolleve të nevojshme për të mbrojtur rezervat e peshkut dhe për të garantuar që sektori i peshkimit të veprojë në mënyrë të qëndrueshme. Ky rast tregon se ligji do të zbatohet pavarësisht flamurit që mban anija.”

Pas vendimit për lirimin e peshkut në det, në prani të inspektorëve maltezë dhe oficerëve të tjerë të zbatimit të ligjit, “ROZAFA 15” u lejua të largohej.

Rregullat për peshkimin e tonit në BE janë të përcaktuara nga Komisioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Tonit të Atlantikut (ICCAT) dhe përforcohen nga legjislacioni europian. Malta, si vend anëtar i BE-së, ka kuota të kufizuara për kapjen e tonit, të cilat shpërndahen vetëm për anijet e regjistruara vendas dhe të licencuara. Peshkimi në ujërat territoriale pa leje është shkelje që mund të çojë në konfiskim të kapjes, gjoba të rënda financiare dhe konfiskim të anijes në rastet e përsëritura

Në rastin e “ROZAFA 15”, hyrja 25 milje brenda ujërave territoriale dhe kapja e sasisë masive përbënte shkelje të nenit mbi “shfrytëzimin e burimeve natyrore të një shteti tjetër pa autorizim”

Ky rast nuk është një gabim teknik i një kapiteni, por një akt i qëllimshëm që tregon se si funksionon biznesi i Gjergj Lucës. Trafikanti dhe oligarku që ka ndërtuar pasurinë mbi grabitjen e burimeve detare dhe tokës publike, e përdor flamurin shqiptar si mbulesë për shkelje ndërkombëtare dhe më pas kthehet në Shqipëri si të mos ketë ndodhur asgjë.

Në Maltë e detyruan të zbatojë ligjin, në Shqipëri e shpërblejnë me toka publike dhe akses në porte strategjike. Ky kontrast nuk është rastësi, është pasojë e mbrojtjes politike që Luca ka nga Edi Rama.

Ky është mesazhi që BE duhet ta lexojë qartë: nuk mund të ketë integrim europian kur kryeministri mbron publikisht njerëz të kapur në flagrancë duke shkelur ligjet e një vendi anëtar.

Gjergj Luca, një pyetje e thjeshtë: e di Edi Rama këtë histori, apo këto hyjnë tek ‘punët e vogla’ që s’ia vlen të fliten?

Related Posts

Tjetër aksident përgjak rrugët e vendit, vd*s 46-vjeçarja

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të hënë në Bradashesh të Elbasanit. Shtetasi e iniciale A.H., dyshohet se ka përplasur me automjetin që drejtonte, shtetasen…

Pasi e bene per spital, policia i ben gjemen e madhe Adriatik Lapajt

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka proceduar penalisht Adriatik Lapajn dhe arrestuar disa persona të tjerë pas ngjarjeve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar nga “Shqipëria…

Shkon për të vizituar burrin në varreza, gruaja korçare e pëson keq teksa vajtonte

Një grua e cila kishte shkuar në varreza për të qarë bashkëshortin e saj, e ka pësuar rëndë teksa kryente ritualet e rastit. Ngjarja e rëndë ka…

E rende, vd*sin nene e bije

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Britaninë e Madhe pasditen e së premtes në plazhin e Withernsea, ku një nënë 45-vjeçare dhe vajza e saj 15-vjeçare humbën…

SPAK ngre AKUZË të re ndaj Sali Berishës!

Kryedemokrati Sali Berisha u paraqit paraditen e sotme në SPAK në kuadër të zbatimit të masës së sigurisë për aferën “Partizani”. Teksa mbajti deklaratën e përhershme para…

E trishtë ne Tiranë! Burri me tr*dhton me gruan e martuar, priti te flija une dhe u fut te krevati im me burrin

Një grua, nënë e një djali gjashtëvjeçar, ka zbuluar një tradhti shkatërruese që ka tronditur jetën e saj dhe të familjes. Për gati një vit, bashkëshorti i…