Turistja moldave denoncon ‘Erin’: Më ftoi në shtëpi dhe më përdh*noi

Një turiste moldave ka denoncuar një djalë shqiptar në redaksinë tonë duke e akuzuar për dhunë fizike, abuzim seksual dhe vjedhje.

Turistja, e cila prej disa kohësh ndodhet në Tiranë thotë se Erin, siç është prezantuar djali, e ka takuar në një kafene dhe kanë shkëmbyer numrat për të vazhduar miqësinë. Por një ditë, turistja thotë se Eri e ka ftuar në apartamentin e tij, duke i paguar edhe taksinë, dhe më pas e ka ftuar që të takojnë edhe një mik të tij.

Ajo thotë se ky ‘takim’ nuk shkoi siç e priste pasi sipas saj Eri e ka dhunuar fizikisht, ka shenja në trup, i ka hequr rrobat me forcë dhe ka abuzuar seksualisht me të. E sikur të mos mjaftonte kjo, ajo thotë se Eri i ka marrë edhe lekët që kishte me vete dhe çantën e më pas është larguar.

Turistja ka foton e Erit dhe pamje të apartamentit ku ka ndodhur “takimi”, por është e frikësuar të bëjë denoncim në polici.

Denoncimi i turistes:

“Përshëndetje të gjithëve, jam prej disa ditësh në Shqipëri dhe kam takuar një djalë në një kafene. Unë jam turiste këtu dhe mendoja se do të bëjmë thjesht një miqësi, kështu që më pas ai më thirri thjesht për një kafe që të takohemi, dhe më tha kur arrita në vendndodhjen e tij se kishte folur edhe me taksinë dhe i kishte shpjeguar adresën saktë, dhe kur arrita atje në vendndodhjen e tij, ai më tha thjesht: “Hajde të shkojmë lart në shtëpinë e mikut tim që të pimë çaj ose kafe.”

Kështu që shkova me të lart, dhe ai filloi të më sulmonte seksualisht, më rrahu, më mori paratë nga çanta dhe iku. Kam adresën, vendndodhjen, kam video, foto, madje edhe shenja në trupin tim nga goditjet e tij. Kam pothuajse të gjitha këto, foto, video, dhe po i ndaj, kështu që ju lutem të gjithë kujdesuni. Ai ende qëndron afër nesh. Mendoj se po, ka adresë dhe foto kudo dhe do t’i postojnë. Faleminderit shumë”

Related Posts

Familjet me fëmijë nën 18 vjeç përfitojnë “para nga shteti”, kujdes ruani faturat…

Nga muaji mars 2026, prindërit me fëmijë nën 18 vjeç do të përfitojnë një kompensim tatimor të ri që synon të mbështesë familjet shqiptare dhe të ulet…

Treni elektrik Durrës-Rrogozhinë me shpejtësi deri në 120 km/h, publikohet marrëveshja e financimit për projektin 120.5 milionë euro

Treni elektrik Durrës-Rrogozhinë po bëhet realitet. Marrëveshjet e financimit për rehabilitimin dhe elektrifikimin e kësaj linje hekurudhore, me vlerë totale 120.5 milionë euro, janë publikuar në Fletoren…

Rritet mosha e daljes në pension, me nisjen e vitit 2026 ndryshojnë edhe vitet e punës

Me nisjen e vitit 2026 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë, si dhe vitet e vjetërsisë në punë për të dy gjinitë, sipas ndryshimeve që…

Kjo është arsyeja e largimit të Sasës nga BBVK

Sasa është banorja e radhës që është larguar nga ky format. Sasa la shtëpinë me vetdëshirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë vendim e ka marr…

Një foshnje dërgohet e vd*kur në spital

Një foshnje e gjinisë mashkullore është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Mitrovicës së Jugut, ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Vdekjen e tij e…

I fundit, vjen lajmi i papritur nga Greqia

Aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë sërish i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët gjatë mbrëmjes. Policia Kufitare…