Vajza: Babai v’rau nënën time, e dh*nonte, e detyroi të pinte antid*presivë

Vëllai dhe vajza e së ndjerës, viktima Fatime Hasani, bashkëshorti i saj Arif Hasani

Më 6 gusht në qytetin e Durrësit u regjistrua një ngjarje tragjike. Një 65 vjeçare e identifikuar si Fatime Hasani u raportua e vdekur pasi u hodh nga dritarja e tualetit të banesës së saj ku jetonte vetëm me bashkëshortin Arif Hasani.

Lidhur me këtë ngjarje, vajza e së ndjerës në një intervistë për TVA News, thotë se nëna e saj ka ndërruar jetë si pasojë e babait, Arif Hasani. Mimoza Hasani, e bija e të ndjerës shprehet se nëna shpesh dhunohej fizikisht dhe psikologjikisht nga i ati.

Mimoza thotë se lajmin e hidhur e ka marrë vesh nga komshinjtë të cilët janë shprehur se babai nuk ka bërë asnjë hap për t’i dhënë ndonjë ndihmë gruas së tij që dergjej në gjak poshtë pallatit duke shtuar dyshimet se ai ka qenë autori i ngjarjes.

E bija e së ndjerës thekson se prej datës 1 korrik nëna ishte detyruar nga babai të merrte ilaçe për çrregullime neurotike që ditë më vonë i kanë dhënë efekte anësore. Diagnoza dhe ilaçet ishin dhënë nga psikiatre Greta Guga e poliklinikës Durrës dhe këto në mungesë të pacientes pra pa i bërë kontroll mjekësor Fatimes.

Sa i përket ngjarjes, Mimoza Hasani thotë se në momentin që ka telefonuar policinë, inspektori i zonës Ermal Azizaj nuk ka bërë asnjë inspektim, as marrjen e kamerave pranë zonës, as sekuestrimin e telefonit të të atit apo të ndjerës dhe as marrjen e dëshmive.

Një tjetër detaj që ngre dyshime te Mimoza është gjetja e një bluzë dhe një palë pantallona që e ndjera lante pllakat këto me pika gjaku, në tualetin e banesës, që sipas Mimozës mund të jenë pjesë e ngjarjes së rëndë të përdorur nga babai i saj.

Për rrobat Mimoza thotë se nuk janë analizuar nga policia, përkundrazi policia sipas Mimozës ka vepruar të dielën, kur Fatimja kishte dy ditë që ishte varrosur. Kamerat e sigurisë dhe provat janë marrë shumë me vonesë nga inspektori i zonës dhe policia.

Vëllai i të ndjerës Fatime, për TVA News shprehet se dhëndri gjithmonë i është dukur njeri negativ, teksa thekson se ai ose mund ta ketë vrarë Fatimen ose mund të jetë bërë shkak që ajo të marrë këtë akt të rëndë dhe tragjik, ndërsa dyshon dhe te ilaçet.

E gjithë çka duan vajza dhe të afërmit e të ndjerës Fatime Hasani është drejtësi, policia të hetojë si duhet, dhe institucionet e drejtësisë të bëjnë punën që u takon. Kërkojnë që provat të mblidhen dhe hetoht çdo detaj që shpirti i së ndjerës të prehet në paqe.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…