“Ishte djalë i shkëlqyer”, banorët e Maliqit të tronditur nga vr*asja e 14-vjeçarit: Jemi pa fjalë!

Vrasja tragjike e 14-vjeçarit Erald Xhejo në fshatin Pirg të Maliqit ka shkaktuar tronditje të thellë në komunitetin lokal dhe më gjerë. Banorët e fshatit Zvirinë, prej nga vinte viktima, janë shprehur të shokuar nga ngjarja, duke kujtuar Eraldin si një djalë të sjellshëm, të edukuar dhe të dashur për të gjithë.

“Familjen e njoh, e rregullt, djalë i shkëlqyer. Kalonte në rrugë dhe të respektonte në një mënyrë të atillë. Se si ndodhi kjo të lë pa fjalë fare. Ka dy çuna familja.”, u shpreh një banor.

E tronditur nga ngjarja u shpreh një tjetër banore që tha se po shkon për ngushëllime te familja.

“Se dinim fare, sot më mori djali. Tani do të shkoj te familja, jemi miq. Na ka tronditur ngjarja.”, shtoi një grua.

Ishte djalë kapedan, shton një banor tjetër, duke shtuar se kishte moshën e nipit të tij.

“Ishte djalë kapedan. Çfarë të them më tepër. Jam shumë i tronditur, në moshën e nipit tim.”

Krimi ndodhi në ambientet e jashtme të një lokali në fshatin Pirg, pas një konflikti mes dy të miturve, të cilët sipas hetimeve paraprake, kishin një përplasje të mëhershme. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, Erald Xhejo humbi jetën si pasojë e një goditjeje të vetme me thikë në zemër, që rezultoi fatale brenda pak minutash.

Autori i dyshuar, po ashtu 14 vjeç, është arrestuar nga policia. Ndaj tij rëndojnë akuzat për vrasje me dashje dhe drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt, pasi pas ngjarjes ai ka tentuar të largohet me automjet.

Policia ka arrestuar gjithashtu babain dhe xhaxhain e të miturit, si dhe një 34-vjeçar tjetër, ndërsa katër të mitur të tjerë që ishin të pranishëm në vendngjarje janë proceduar penalisht për moskallëzim krimi dhe pengim të hetimeve.

Ngjarja ka ngritur shqetësime të forta për përhapjen e dhunës mes të rinjve, si dhe për mungesën e ndërhyrjeve parandaluese në komunitet dhe shkolla. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e përgjegjësive të secilit të përfshirë.

Related Posts

Nëse do gjeje gruan me një mashkull sipër ne… çdo bëje?, Flor Binaj jep përgjigjen që askush se priste

Aktor Flor Binaj ka dhënë një përgjigje, që askush nuk e priste në momentin që është pyetur se çdo të bënte nëse kapte gruan e tij me…

Horoskopi ditor, e diel 24 gusht 2025

Dashi Sot do keni me shume nevoje se kurrë te verifikoni ndjenjat e atij qe keni ne krah. Gjeni mënyrën e duhur për ta bere ne mënyrë…

Aksident tragjik/ Humbin jetën dy nxënëset 16-vjeçare, po udhëtonin me motor

Dy nxënëse 16-vjeçare nga Kërçova kanë ndërruar jetë tragjikisht në një aksident rrugor. Dy nxënëset 16-vjeçare, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi, nga Shkolla e Mesme e Muzikës…

Temperatura përvëluese/ Ky vend shënon rekord vdekjesh nga i nxehti ekstrem

Muajt e korrikut dhe gushtit në Portugali u karakterizuan nga paralajmërime të shumta për temperatura të larta që përkuan me një rritje domethënëse të vdekjeve. Sipas autoriteteve…

LAJM I FUNDIT/ U kap me k*kainë, Gjykata jep vendimin për vajzën e Eli Farës!

Gjykata e Tirnes ka dhënë masën e sigurisë për vajzën e këngëtares së njohur Eli Fara, e cila u arrestua një ditë më parë, pasi u kap…

Vr*asja e shqiptarit në Belgjikë, aktori Van Damme i shpreh ngushëllimet familjes së mikut të tij

Aktori i njohur në gjithë botën Jean Claude Van Damme i ka shprehur ngushëllime familjes së 61-vjeçarit shqiptar, Ndue Mylyshit, i cili ishte viktimë e një atentati…