Mes lotësh dhe hidhërimit të madh i jepet sot lamtumira e fundit Eraldit që ju pre jeta në mes nga bashkëmoshatari i tij!

Një tragjedi u regjistrua pasditen e së enjtes në Pirg, ku 14-vjeçarit Erald Xhejo ju mor jeta në moshën më të bukur nga dora e bashkëmoshatarit të tij.

Adoleshenti u godit me thikë nga i riu tjetër, Enedio Guri. Ngjarja e rëndë u regjistrua në një lokal në fshatin Pirg të Maliqit ku dy djemtë e kishin lënë që të “sqaroheshin”.

Por, fatkeqësisht ky takim mes dy të rinjve, përfundoi me një të vdekur. Pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha, Eraldi nuk ia doli të mbijetonte duke zhytur në dhimbjen më të thellë nënën, babain dhe vëllain e tij, të cilët pasditen e kësaj të premte do ta përcjellin për në banesën e fundit.

Ceremonia mortore do të mbahet pasditen e ditës së sotme në orën 16:00. Me shpirtin të bërë copash, familjarët dhe miqtë do t’i japin lamtumirën e fundit Eraldit, i cili në moshën më të bukur iku padrejtësisht nga kjo botë.

Kujtojë se ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 17:30 të pasdites të së enjtes në ambientet e një lokali në Pirg. Ashtu sikurse bëmë me dije edhe më herët viktima është nga fshati Zvirinë, ndërsa autori nga fshati Leminot, dhe të dy e kishin lënë që të takoheshin për t’u sqaruar në fshatin Pirg.

Por, gjatë sherrit mes dy të miturve, dyshohet se 14-vjeçari Enedio Guri nxori thikën duke goditur dy herë bashkëmoshtatarin e tij, i cili fatkeqësisht humbi jetën.

Rrethanat dhe dinamika e kësaj ngjarje mbeten end enigmë, ndërkohë që blutë janë duke punuar për zbardhen e plotë të kësaj ngjarje. Deri më tani dyshohet se dy 14-vjeçarët kanë pasur sherr të mëparshëm me njëri-tjetrin dhe ishin ulur në lokal për t’u sqaruar.

Aktualisht autori i kësaj ngjarje ndodhet në Komisariatin e Korçës, si dhe janë shoqëruar edhe disa persona që kanë dijeni për ngjarjen apo të dyshuar.

Po ashtu, grupi hetimor ka sekuestruar edhe telefonat e të miturve për të zbardhur shkakun e mundshëm.

“Rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një konflikt dyshohet me mjet prerës (thikë) mes dy 14-vjeçarëve.

Si pasojë e plagëve të marra shtetasi E. Xh., 14-vjeç, ka ndërruar jetë në spital. 14-vjeçari tjetër autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia dje.

Related Posts

Horoskopi, renditja e shenjave më me fat të javës nga 22 deri më 28 dhjetor: Krishtlindje me Venusin në Bricjap

Renditja e shenjave më me fat për javën e Krishtlindjeve, nga e hëna 22 deri të dielën 28 dhjetor 2025, është shumë e qartë: nëse kërkoni dashuri…

Policia vr*t burrin që kër’cënonte qytetarët me thikë

Korsika, 20 dhjetor 2025 Ajaccio – Një burrë 26-vjeçar, me origjinë nga Senegal, u qëllua për vdekje nga policia në mes të qytetit Ajaccio, në Korsika, pasi…

“U përballa me një trajtim çnj’erëzor në Akademinë e Sigurisë, më ka lënë me pasoja psik*logjike!”

Një ish-kursant i Akademisë së Sigurisë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, duke ngritur akuza të forta për atë që ai e përshkruan si trajtim çnjerëzor…

Francezët kërcejnë vallen pogonishte për kolegun e tyre shqiptar

Një moment i veçantë dhe plot emocion ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një emigrant shqiptar që jeton dhe punon në Francë, i cili ka…

Disa muaj më parë i k*puti veshin një 21-vjeçari, Samuel Tahiraj tymos kotelen me h*shash live ne TikTok

Një video shqetësuese ka mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ Albania, ku shihet një 19-vjeçar, i identifikuar nga denoncuesit si Samuel Tahiraj, duke tymosur kotelen me…

Ky shtet ndalon serialet ku burrat e pasur bien në dashuri me vajzat e varfra

Autoritetet në Kinë kanë vendosur të ndalojnë dhe kufizojnë serialet televizive dhe ato online ku paraqiten histori dashurie mes burrave shumë të pasur, si CEO apo miliarderë,…