V*rgjëria/ Mjeku: Kanë ardhur vajza të qépen, njëra erdhi me mamanë, do habiteni cfare më tha

Virgjëria – një tabu që vijon të mbijetojë në familjen shqiptare

Virgjëria ende mbetet një tabu e fortë në shoqërinë dhe familjen shqiptare. Megjithatë, nga pikëpamja mjekësore dhe anatomike, “virgjëria” nuk ekziston në mënyrën siç ajo konceptohet tradicionalisht. Bazuar në këtë fakt, Kolegji Mbretëror i Obstetërve dhe Gjinekologëve (RCOG) në Mbretërinë e Bashkuar ka publikuar një apel në British Medical Journal, duke i kërkuar qeverisë britanike të ndalojë praktikat e testimit të virgjërisë – procedura invazive, jo shkencore dhe shpesh traumatike, që synojnë të “verifikojnë” nëse një vajzë ka pasur marrëdhënie se ksuale.

Mjeku anestezist shqiptar, Skerdi Faria, u shpreh se nuk është aspak i befasuar nga ky qëndrim i një institucioni prestigjioz ndërkombëtar:

“Për fat të mirë që më në fund një institucion i tillë i dha vulën shkencore kësaj çështjeje. Këto janë mentalitete të vjetra që, fatkeqësisht, kanë rezistuar në kohë.”

Ai ka rrëfyer përvoja personale nga praktika e tij, ku ka pasur vajza të reja që kanë kërkuar të bëjnë të ashtuquajturin “qepje”, me shpresën për të rikthyer “virgjërinë” para martesës – kërkesa që shpesh kanë ardhur të shoqëruara nga familjarë, sidomos në zonat rurale.

“Ka pasur raste kur kemi ndërhyrë më shumë për arsye humanitare, për të qetësuar vajzat e dëshpëruara. Por kemi hequr dorë nga kjo procedurë, sepse marrëdhënia s eksuale e parë nuk shoqërohet gjithmonë me gjakderdhje, dhe kjo ide është thjesht një mit.”

Faria thekson se, megjithëse ua ka shpjeguar këtë realitet vajzave që kanë kërkuar ndihmë, mentaliteti dhe presioni shoqëror janë më të fortë se sqarimi shkencor:

“Ne ua kemi shpjeguar se virgjëria, në kuptimin biologjik, nuk ekziston. Por nuk mund të jemi më të fortë se mentaliteti i rrënjosur prej shekujsh. Këto vajza rriten me frikën e gjykimit dhe turpit.”

Ky diskutim i sjell edhe një herë në vëmendje nevojën për edukim se ksual të saktë, shkencor dhe të hapur, për të luftuar stigmat dhe mitet që shpesh dëmtojnë më shumë se ndihmojnë, veçanërisht vajzat dhe gratë e reja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…