11 mijë nxënës më pak! Emigrimi dhe planifikimi dy ‘armiqtë’ kryesorë

Sistemi arsimor parauniversitar po pëson tkurrje të fortë. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se rreth 11 mijë fëmijë munguan vitin shkollor që mbyllëm krahasuar me atë të një viti më parë.

Uljen më të ndjeshme e ka përjetuar arsimi bazë. Rreth 7 mijë nxënës në arsimin 9-vjeçar dhe 2565 gjimnazistë më pak kishte në bankat e shkollës në 2025, krahasuar me vitin e shkuar.

“Nëse e intepretojmë automatikisht lidhet me impaktin se sa fëmijë kanë ardhur në jetë në 10 vjecarin e fundit dhe cili është largimi i popullsisë në këto zona, sepse ndryshon periferia me Tiranën. Fakti që kemi uljen më të madhe në arsimin 9-vjeçar, është ajo që lexon pikërisht pasojën pse ne nuk kemi më të paktën dy fëmijë për familje? Pra drejtpërdrejtë e lidhur me mungesën e politikave sociale mbështetëse dhe financiare për ciftet e reja. Ndërkohë presim kur vjen dita e shkollës e themi jemi pa fëmijë!”, tha Suela Kocibellinj-eksperte edukimi.

Rënia e regjistrimeve në shkolla më 2.6% përllogaritur më vitin e kaluar duke shkuar numri në total në gati 406 mijë, në vlerësimin e ekspertes së edukimit Suela Koçibellinj është rezultat i nënvlerësimit të shifrave të pakësimit të fëmijëve ndër kohë, duke pasur edhe mungesë të një strategjie të dedikuar mbi këtë fenomen.

“Të paktën këto shifra duhen marr në konsideratë për të ridimensionuar, riorganizuar politikat arsimore. Nuk është thjesht një shifër thjesht u reduktuan, apo alarmi që shumë mësues mund të ndiejnë që unë mund të iki nga puna… kjo mund të jetë ndikim i drejtpërdrejtë. Por nga ana tjetër për strategjinë duhen marr në konsideratë ku jemi e ku duam të shkojmë? Sepse po plaket shoqëria, sepse ke nevojë të prioritizosh se ku do zhvillosh arsimin, të parashikosh në 5 vjecarin e ardhshëm cili do jetë kontigjeni për të regjistruar në shkolla, për të parashikuar cila do të jetë nevoja e mësuesve që të duhen në treg, profilet më të kërkuara”.

Shqetësuese janë edhe masat e ndërmarra për bashkimin e shkollave 9 vjeçare me të mesme për shkak të rënies së numrit të nxënësve, duke shkaktuar mbyllje të institucioneve arsimore kryesisht në zona rurale…

“Mbyllja e një shkolle dhe e një qëndre shëndetësore është domethënie shumë e madhe për shuarjen e atij komuniteti”.

Related Posts

Horoskopi ditor, e hënë 8 dhjetor 2025

Dashi Do bashkëpunoni fort me atë qe keni ne krah gjate kësaj dite dhe gjithçka do shkoje me se miri. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do…

“U futa me vajzën, ajo sdinte si behej s**s, kur gjeta burrin duke bërë dashuri me dash*oren”, gruaja perlot me historinë e saj

Një histori dramatike por si shumë ndoshta të pa treguara ka ardhur sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24. Një serial tradhtish, dhune, vuajtjesh e…

E pabesueshme! Ilir Meta kreu 3000 telefonata dhe 170 takime në burg. Kush është…

Gjatë qëndrimit mbi një vit në qelitë e burgut 313 në Tiranë, Ilir Meta, figura më e lartë shtetërore e arrestuar nga SPAK, ka kryer mijëra telefonata…

Dashuria, puna e financat/ Horoskopi javor, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 8-14 dhjetor

Java vjen e gjallë, energjike, thuajse e nxehtë. Horizonti duket se hapet hap pas hapi, duke ju ofruar mundësi që më parë nuk i kishit konsideruar. Në…

E rëndë në vend, gjendet e mb ytur një grua në lumë/ Dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në komunën e Klinës, ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje në lumin Lumbardh. Lajmi është…

Aksident i rëndë/ Autobusi plot me pasagjerë përplaset ‘kokë më kokë’ me një kamion, raportohet për 7 të vd ekur

Shtatë persona humbën jetën dhe 11 të tjerë u plagosën të shtunën në jug të Turqisë, kur një autobus ndërqytetas u përplas me një kamion në një…