Historia e pazakonë/ Një oligark mashtroi Dua Lipën duke i shitur një vilë pa leje në “Kep Merli” (Video)

Nga Arben Llangozi

Në Shqipëri, nuk shpëton askush nga duart e oligarkëve, as qytetari i thjeshtë, as biznesmeni, madje as ylli botëror që ngre flamurin kuqezi në çdo skenë ndërkombëtare.

Rasti i fundit është aq absurd, sa duket si humor i zi, Dua Lipa, këngëtarja me famë globale, përballet me të njëjtën histori mashtrimesh dhe grabitjesh që kanë përjetuar mijëra shqiptarë në bregdet.

Burime kofidenciale tregojnë se këngëtarja kishte shprehur interes për të blerë një vilë luksoze në Kep Merli, Ksamil, një prej zonave më të lakmuara turistike të Sarandës.

Një oligark i lidhur me qeverinë i ofroi një “pasuri me dokumenta të rregullta”, ku investimi do të ishte i sigurt. Dua Lipa pagoi shumën përkatëse por në vend të një vile legale, i ofruan një një projekt 3- D dhe më pas ndërtuan një objekt të ndërtuar pa leje.

Si për ironi, vila sot është në procedurë legalizimi, një proces që në Shqipëri zgjat me vite dhe shpesh përdoret si alibi për pastrim parash dhe ndarje të pronave të grabitura.

Ky skandal është më shumë se një çështje prone. Ai simbolizon arrogancën e një sistemi ku oligarkët ndihen mbi ligjin. Ata grabisin bregdetin, marrin miliona nga tenderat, shesin prona të paligjshme dhe tani, pa asnjë drojë, mashtrojnë edhe një këngëtare me famë botërore.

Në vend që Shqipëria të ishte krenare se një yll si Dua Lipa po investon në atdheun e saj, oligarkët e Edi Ramës e shohin si “klientin e radhës” për t’u zhveshur nga paratë. Ky është realiteti ynë i hidhur: turizmi dhe imazhi i vendit përdoren jo për zhvillim, por për vjedhje.

Në çdo vend normal, një rast i tillë do të trondiste qeverinë. Media do të shpërthente, drejtësia do të vepronte menjëherë, ndërsa oligarku mashtrues do të ishte nën hetim penal. Por në Shqipëri? Heshtje. Shteti bën sikur s’ka ndodhur gjë, SPAK ende nuk është zgjuar, dhe oligarku i qesh i qetë, duke vazhduar ndërtimet pa leje.

Nëse një emër si Dua Lipa, me avokatë ndërkombëtarë dhe reputacion global, bie viktimë e grabitjes së oligarkëve shqiptarë, çfarë shprese mund të kenë qytetarët e thjeshtë? Mesazhi është i qartë: ky sistem nuk kursen askënd, as më të fuqishmit, as më të varfrit.

Ajo që ndodhi me Dua Lipën nuk është një histori e izoluar, por fotografia e një vendi ku korrupsioni është bërë kulturë dhe ku ligji është një dokument që vlen vetëm për të mashtruar.

Dhe ndërsa Shqipëria krenohet me yllin e saj botëror, oligarkët e Ramës i kanë dhënë asaj dhuratën e zakonshme të tranzicionit shqiptar, një vilë të grabitur, me legalizim në pritje dhe me një turp që bie mbi gjithë vendin.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…