Zbulohen dokumentet e klasifikuara nga samiti i Alaskës që u harruan në hotel

Dokumente të klasifikuara me simbole të Departamentit të Shtetit, të gjetura të premten në mëngjes në një hotel në Alaska, kanë zbuluar detaje të panjohura në lidhje me samitin e 15 gushtit midis presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Dokumentet që dyshohet se janë lënë pas aksidentalisht, përmbajnë të dhëna të ndjeshme si oraret dhe vendndodhjet e takimeve, si dhe numrat e kontaktit të zyrtarëve amerikanë.

Dokumentet u gjetën rreth orës 9 të mëngjesit në printerin e qendrës së biznesit në një hotel me katër yje i vendosur rreth 20 minuta larg bazës ku u zhvillua samiti.

Faqja e parë e dokumenteve përshkruan me detaje renditjen e takimeve të 15 gushtit, përfshirë emrat e dhomave specifike brenda bazës ku do të zhvilloheshin takimet.

Menyja

Dokumentet që qarkulluan në Samitin e Alaskës mes delegacionit amerikan dhe atij rus përfshinin edhe një broshurë 7-faqëshe me detaje mbi axhendën, menunë e drekës së përbashkët që do të konsumonin të dy presidentët e stafet e tyre dhe dhuratën e Presidentit Trump për shefin e Kremlinit.

Dokumenti është hartuar nga Zyra e Shefit të Protokollit të Shtëpisë së Bardhë.

Dreka, që ishte parashikuar të konsumohej në Bazën e Bashkuar “Elmendorf-Richardson” në Ankorazh, ku u zhvillua edhe takimi Trump-Putin, do të jepej për nder të Presidentit të Rusisë. Ajo u anulua pas konferencës së shtypit dhe delegacionet u larguan nga Alaska.

Broshura Në menu parashikohej që dreka do të niste me sallatë jeshile, shoqëruar me një përzierje të shampanjës, mustardës, mjaltit dhe kripës. Më pas ishte parashikuar të shërbehej fileto viçi, me një salcë me piper të zi dhe konjak. Filetoja do të shoqërohej me një gatim tradicional të Alaskës, një gjuhëz të grirë dhe të skuqur me qepë, verë të bardhë e gjalpë dhe të shërbyer me patate dhe asparagë të pjekur.

Dreka do të mbyllej me ëmbëlsirën e famshme “creme brulee” (krem bryle – krem me sheqer të djegur), ndërsa broshura nuk ka asnjë të dhënë për pijet që do të konsumoheshin.

Dhuratat

Të dy protokollet kanë shkëmbyer edhe dhuratat përkatëse. Shefi i Shtëpisë së Bardhë i ka dhuruar homologut të tij statujën e një shqiponje, simbol i stemës zyrtare të SHBA, për ta vendosur në tryezën e punës në Kremlin.

Zëvendëssekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Ana Kelli, i minimizoi dokumentet duke i quajtur ato “një menu dreke me shumë faqe”, duke shtuar se nuk bëhej fjalë për ndonjë shkelje serioze të sigurisë.

Ndërkohë, Xhon Majkëlls, profesor i së drejtës dhe ekspert i çështjeve të sigurisë kombëtare, e konsideroi incidentin “si një provë e mëtejshme e pakujdesisë dhe paaftësisë së administratës”.

Related Posts

Kjo pije h*lmuese është vr*sësi i kockave tuaja dhe ju e pini atë çdo ditë

Shumica e njerëzve sot përdorin pije të gazuara në baza ditore dhe nuk e dinë sa keq bëjnë për shëndetin e tyre këto pije. Ja se si…

PD BËHET GATI PËR TË RRËZUAR RAMËN! Zbulohet skenari i fortë, kush janë deputetët që propozuan të futen në grevë urie?

Tiranë – Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar sot një mbledhje me dyer të mbyllura, ku në fokus kryesor ka qenë strategjia e aksionit opozitar, i…

“Nëse nuk gjej punë nuk vi shtepi….”- D*gji veten në makinën e tij, del biseda e fundit e ish-policit me familjarët!

Vlorë/Himarë – Një ngjarje tejet tragjike ka tronditur sot opinionin publik, ku dyshohet se ish-punonjësi i Policisë së Shtetit, Artjol Xhelo, i ka dhënë fund jetës duke…

Namiiii! Grida Duma nis ‘s*lmin’ ndaj Mul Nokës dhe Saliut! Nxjerr sekr*tet që do iu tr*ndisin

Ish-deputetja demokrate dhe moderatorja Grida Duma i është përgjigjur ashpër Sali Berishës dhe Flamur Nokës, në lidhje me akuzat e këtyre të fundit për zgjedhjen e Endri…

Ndryshim i madh/ Për herë të parë në Shqipëri , sapo e lajmeroi Rama

Jo më biletë fizike, por gjithçka në mënyrë elektronike, kjo është një ndër arritjet që qeveria synon të realizojë në mandatin e 4-vjeçar. Sektori i transportit do…

“Ika nga partia kur më quajti Nora e Kelmendit”/ Duma ‘TR*NDIT’ Berishën pas akuzave: Ta dish mirë që

Moderatorja dhe drejtuesja e Top Story në Top Channel, Grida Duma ka komentuar përmes një mesazhi video edhe sjelljen e drejtuesve të opozitës lidhur me qëndrimin e…