Shuhet në moshë të thyer aktori i dashur për publikun shqiptar, njihej edhe si “Gjyshi i Përrallave”

Ndërron jetë në moshën 94-vjeçare aktori Zija Grapshi, “gjyshi i përrallave”

Është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare aktori i njohur shqiptar Zija Grapshi, i cili u bë i dashur për publikun, veçanërisht për fëmijët, si “gjyshi i përrallave”.

I lindur në Gjirokastër, ai përfundoi studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja” në vitin 1952. Karrierën artistike e nisi herët, në vitin 1949, në grupin filodramatik pranë Radio Tiranës. Më pas interpretoi role të ndryshme në komedi, në Teatrin e Estradës së Shtetit dhe në Teatrin Popullor.

Grapshi ka dhënë edhe kontributin e tij në arsim, duke qenë për disa vite pedagog në Institutin e Lartë të Arteve.

Më së shumti, ai u identifikua me Teatrin e Kukullave të Tiranës, ku ka interpretuar në mbi 160 shfaqje, duke luajtur kryesisht role kryesore. Kujtohet për rolet si Shvejku (1957), Ivani i Madh (1959) dhe sidomos Baba Viti (1987), figurë me të cilën fitoi dashurinë e brezave të fëmijëve.

Me zërin e tij karakteristik, aftësitë imituese dhe ndjeshmërinë në skenë, Zija Grapshi u shqua si një aktor i natyrshëm dhe i vërtetë, që dinte të ndërtonte marrëdhënie të ngrohta me partnerët dhe publikun.

Kontributi i tij në teatrin për fëmijë dhe mbështetja për artin e kukullave e bënë një figurë të dashur dhe të respektuar në komunitetin artistik shqiptar.

Zija Grapshi – aktor dhe dublues i njohur shqiptar

Zija Grapshi ishte një aktor i shquar i filmit dhe teatrit shqiptar. Ai ka qenë pjesë e Teatrit “Zihni Sako” në Gjirokastër, ku dha një kontribut të rëndësishëm në skenën teatrale.

Përveç aktrimit në film dhe teatër, Grapshi u dallua edhe si dublues, duke i dhënë zërin e tij karakteristik shumë personazheve në filmat e vjetër të animuar shqiptar, si dhe në produksione të ndryshme radiofonike.

Ai mbetet një figurë e respektuar në artin shqiptar, si për rolet e tij në skenë e ekran, ashtu edhe për punën e tij të veçantë në fushën e dublimit. /noa.al

Related Posts

‘Jeta është e shkurtër…’ Këngëtarja e njohur jep lajmin e trishtë, tregon se vuan nga k*nceri!

Këngëtarja e njohur britanike Jessie J ka ndarë me ndjekjsit e saj një periudhë jashtëzakonisht sfiduese të jetës, pasi është diagnostikuar me kancer në gji. Në moshën…

Ngjarje tr*nditëse! Gruaja vr*t bashkëshortin e sëmurë ‘Nuk ia dilja dot më, ai nuk…’

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Milanon gjatë natës së Ferragostos. Nunzia Antonia Mancini, 64 vjeçe, dyshohet se ka vrarë partnerin e saj 73-vjeçar, Vincenzo Ferrigno, me…

Momente frike/ Era merr gjithcka me vete, shikoni cfare ndodh ne kete plazh (VIDEO)

Momente frike ndodhën sot në Porto Cesareo, ku një furtune e papritur dhe e dhunshme goditi plazhin e Paradise Beach pak pas orës 13:10. Së pari, një…

Olta ekspozon gjoksin në këtë veshje provokuese në plazh

Olta Gixhari është një nga aktoret me të dashura për publikun shqiptar. Ajo është shume aktive në rrjetet sociale, ku bën postime të ndryshme Se fundmi Olta…

“Nuk më keni parë ende”, çka po paralajmëron Dafina Zeqiri?

Këngëtarja Dafina Zeqiri, ndonëse nuk ka shumë javë që është bërë nënë për herë të parë, si duket nuk e ka ndërmend të pushojë nga angazhimet në…

Artistja e madhe, Rajmonda Bulku feston ditelindjen, ja sa vjec ka mbushur

Artistja e madhe, Rajmonda Bulku ka festuar ditëlindjen dhe mbushi plot 67- vjeç. Bulku, e lindur dhe rritur në Tiranë, edhe pse tashmë është bërë disa herë…