“Nuk ka pasur rrahje, është keqinterpretuar gjithçka”- Shpat Kasapi sqaron të vërtetën: Më thanë që u vonova, por…

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar publikisht pas raportimeve në media që e përfshinin atë në një përleshje gjatë një dasme ku po performonte.

Në një intervistë sqaruese, Kasapi hodhi poshtë kategorikisht lajmet, duke i cilësuar si të pavërteta dhe shpifje. Ai theksoi se situata është keqinterpretuar dhe se nuk ka ndodhur asnjë incident fizik.

“U bë bujë e madhe – u rrah Shpati, u rrahën dasmorët… Por në të vërtetë nuk ka pasur asnjë rrahje,” tha këngëtari.

Ai shpjegoi se kishte mbërritur me pak vonesë në dasmë për shkak të trafikut, gjë që solli një keqkuptim me organizatorët. “Dasmori më tha ‘Shpat, je vonuar, por këndo’, dhe unë iu përgjigja se do të këndoj më shumë për ta kompensuar vonesën,” sqaroi Kasapi.

Sipas tij, tensioni lindi vetëm në fund të mbrëmjes, gjatë diskutimit për pagesën. “Në fund më thanë: ‘Ti s’ke kënduar, nuk do ta marrësh pagesën’. Unë u nervozova pak, ata gjithashtu, dhe u bë një debat i vogël. Por asnjë nuk më ka prekur dhe askush nuk më ka ngacmuar,” theksoi ai.

Shpat Kasapi e mbylli deklaratën duke kërkuar që mediat të mos përhapin lajme të pavërteta, pasi dëmtojnë imazhin e tij si artist dhe njeri.

Related Posts

Të gjithë kujtojne se është nga Tirana, do habiteni kur të mësoni se nga është me origjinë Rudina Magjistari

Është një ndër programet që ndiqet më së shumti kjo për shkak së janë të ftuar nga çdo cep i Shqipërisë. Dhe e kemi fjalën për programin…

Nëna e Martin Canit reagon e tr*nditur për vr*sjen e 14-vjeçarit në Maliq: Erald bir, të qaj sot si për tim bir..

Pas ngjarjes tragjike në fshatin Pirg të Maliqit, ku mbeti i vrarë 14-vjeçari Erald Xhejo, ka reaguar nëna e Martin Canit, adoleshentit që humbi jetën në nëntor…

Autobusi me 54 pasagjerë bie në lumë, ka te vd*kur dhe dhjetera te zhd*kur

Një person ka vdekur dhe 44 të tjerë rezultojnë zyrtarisht të zhdukur në Beninin qendror pasi një autobus ra në lumin Oueme. Lajmin e njoftoi ministri i…

Kujdes, nëse bojleri juaj lëshon këtë tingull ndaleni urgjent

Ekspertët paralajmërojnë se bojleri mund të jetë rrezik serioz nëse nuk funksionon siç duhet. Një nga shenjat që nuk duhet injoruar është tingulli i fortë, si zierje…

Shqipëria një superfuqi?! ”National Geographic”: Thesari i çmuar në nëntokën shqiptare që mund të transformojë botën

Zbulimi i gazit të hidrogjenit duket me një rëndësi thelbësore për vitet që do të vijnë, shruan prestigjozja National Geographic e cila i ka kushtuar një artikull…

Ky është plazhi në Shqipëri me çmime të lira, ja sa shkon dreka në restorant…

Një pushues ka ndarë përvojën e tij gjatë një dreke familjare në Rana Hedhun, një destinacion i njohur bregdetar në Lezhë. “Tek Rana Hedhun buze detit familja…