Kujdes, nëse bojleri juaj lëshon këtë tingull ndaleni urgjent

Ekspertët paralajmërojnë se bojleri mund të jetë rrezik serioz nëse nuk funksionon siç duhet.

Një nga shenjat që nuk duhet injoruar është tingulli i fortë, si zierje apo fishkëllimë, që mund të tregojë se uji po ngrohet në mënyrë të pakontrolluar.

Nëse e dëgjoni këtë tingull, hapi i parë është të ndërprisni menjëherë rrymën elektrike që furnizon bojlerin.

Rrymën mund ta shkyçni përmes ndërprerësit që lidhet me bojlerin, ose, nëse nuk ka të tillë, përmes siguresës përkatëse në panelin elektrik. Nëse keni pajisje automatike, aktivizimi i saj do të ndërpresë të gjithë rrymën në banesë – gjë që konsiderohet edhe më e sigurt.

Bojleri që është nën presion dhe lidhet me rrymën, bëhet veçanërisht i rrezikshëm nëse përdoret gjatë dushit. Prandaj, rekomandohet që gjithmonë ta fikni para se të hyni në vaskë ose dush, pavarësisht nëse sistemi i tokëzimit është në gjendje të mirë.

Në rastet kur bojleri është teknikisht në rregull – nuk ka tela të zhveshur, rrjedhje apo lagështi që prek telat – rreziku është i ulët, por jo zero.

Ekspertët sqarojnë se rryma mund të godasë nëse tokëzimi nuk funksionon mirë, ndaj fikja e bojlerit para përdorimit të ujit të ngrohtë mbetet masa më e thjeshtë dhe më e sigurt për të shmangur çdo aksident, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Ç’duhet të lërë pas në vitin 2025 çdo shenjë e zodiakut, sipas numerologjisë

A ju është dukur 2025 si viti i përfundimeve dhe mbylljeve? Kjo ka shumë gjasa sepse ai shënoi një “vit 9” në numerologji. Sipas numerologjisë, numri 9…

Ikona artit shqiptar Tinka Kurti feston sot ditëlindjen, aktorja e njohur shfaqet e transformuar në 93-vjetorin (FOTO)

Ikona e kinematografisë shqiptare Tinka Kurti feston sot ditëlindjen e saj të 93-të. Ajo lindi 17 dhjetor 1932 në Sarajevë dhe është një nga aktoret më të…

Lajm i trishtë për botën e futbollit/ Lojtari i talentuar ndërron jetë, zbulohen detajet

Bota e futbollit në Angli është tronditur sot, pasi Ethan MekLeod ndërroi jetë pas një përplasje me makinë. 21-vjeçari që luante me Maklesfild po kthehej në shtëpi,…

Aksident i rëndë në vend, makina përplas të moshuarën, transportohet në spital (Detaje)

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në aksin Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Rrilës. Një kamionçinë ka përplasur një grua të moshuar, e cila po tentonte…

Përgjimet e Ballukut/ Kush është k*rva, që kish rënë dakord me R-në për të marrë tenderin

Kryetari i Partisë Demokratike ka publikuar përgjime të reja nga hetimet ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ndonëse Berisha ja atribuoi gabimisht përgjimet tenderave të Unazës, në fakt bëhet…

Feston sot ditelindjen, ja sa vjeç mbush sot Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, feston sot ditëlindjen e tij të 46-ë. Por ndryshe nga vitet e tjerë, ky vit e gjen atë prapa hekurave….