Nëna e Martin Canit reagon e tr*nditur për vr*sjen e 14-vjeçarit në Maliq: Erald bir, të qaj sot si për tim bir..

Pas ngjarjes tragjike në fshatin Pirg të Maliqit, ku mbeti i vrarë 14-vjeçari Erald Xhejo, ka reaguar nëna e Martin Canit, adoleshentit që humbi jetën në nëntor të vitit të kaluar në shkollën “Fan Noli” në Tiranë.

Në një mesazh prekës të shpërndarë në rrjete sociale, ajo shkruan:

“Unë jam mami i Martin Canit, djalit që humba në nëntor në shkollën Fan Noli. Atë mëngjes e përcolla për në shkollë si gjithmonë, me sytë e tij të bukur plot jetë dhe buzëqeshjen e tij të ëmbël, por nuk e dija se ajo ishte hera e fundit që e shihja. Kur mora vesh për tragjedinë e Erald Xhejos ndjeva të njëjtën dhimbje dhe plaga ime u hap përsëri.

Nuk mund të qëndroj e heshtur pasi e di dhimbjen e ikjes së një fëmije në mënyrë aq të pafajshme dhe mizore. Heshtja nuk është zgjidhje, sepse ajo vret. Dje ishte Martini, sot ishte Eraldo, nesër mund të jetë fëmija yt. Edhe sa Martina apo Eraldo duhet të ikin që shteti të reagojë? Erald bir, të qaj sot si për tim bir.”

Reagimi i saj ka ngjallur emocione të forta dhe ka rikthyer vëmendjen tek siguria e fëmijëve dhe përgjegjësia e institucioneve për të parandaluar ngjarje të tilla tragjike.

Related Posts

Ç’duhet të lërë pas në vitin 2025 çdo shenjë e zodiakut, sipas numerologjisë

A ju është dukur 2025 si viti i përfundimeve dhe mbylljeve? Kjo ka shumë gjasa sepse ai shënoi një “vit 9” në numerologji. Sipas numerologjisë, numri 9…

Ikona artit shqiptar Tinka Kurti feston sot ditëlindjen, aktorja e njohur shfaqet e transformuar në 93-vjetorin (FOTO)

Ikona e kinematografisë shqiptare Tinka Kurti feston sot ditëlindjen e saj të 93-të. Ajo lindi 17 dhjetor 1932 në Sarajevë dhe është një nga aktoret më të…

Lajm i trishtë për botën e futbollit/ Lojtari i talentuar ndërron jetë, zbulohen detajet

Bota e futbollit në Angli është tronditur sot, pasi Ethan MekLeod ndërroi jetë pas një përplasje me makinë. 21-vjeçari që luante me Maklesfild po kthehej në shtëpi,…

Aksident i rëndë në vend, makina përplas të moshuarën, transportohet në spital (Detaje)

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në aksin Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Rrilës. Një kamionçinë ka përplasur një grua të moshuar, e cila po tentonte…

Përgjimet e Ballukut/ Kush është k*rva, që kish rënë dakord me R-në për të marrë tenderin

Kryetari i Partisë Demokratike ka publikuar përgjime të reja nga hetimet ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ndonëse Berisha ja atribuoi gabimisht përgjimet tenderave të Unazës, në fakt bëhet…

Feston sot ditelindjen, ja sa vjeç mbush sot Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, feston sot ditëlindjen e tij të 46-ë. Por ndryshe nga vitet e tjerë, ky vit e gjen atë prapa hekurave….