Aksidenti fatal në Greqi/ Si u kthye dasma në tr*agjedi për 3 shqiptarët (Dinamika)

Një aksident tragjik ka ndodhur të hënën, më 18 gusht, në autostradën Egnatia, në segmentin Komotini–Ksanthi, duke marrë jetën e tre shqiptarëve dhe duke plagosur një tjetër. Ngjarja ndodhi gjatë kthimit nga një dasmë, duke shndërruar një udhëtim të gëzuar në një tragjedi që tronditi komunitetin shqiptar në Greqi.

Emrat e viktimave dhe i të plagosurit:

Viktor Bushi, 59 vjeç, banues në Metamorfosi, Athinë.

Klarenc Kacaj, 61 vjeç, banues në Dhrapecona, Athinë.

Marianka Bushi Aliraj, 57 vjeçe.

Mardalena Kacaj, 49 vjeçe, ndodhet e plagosur në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ajo ishte ulur në sediljen pas drejtuesit të automjetit dhe u nxor nga kalimtarët që iu erdhën në ndihmë.

Rrethanat e aksidentit

Ngjarja ndodhi mesditën e së hënës, rreth orës 12:00, kur një kamion u përplas me dy automjete të ndalura në radhë, që ishin pjesë e një kolone prej rreth 600 metrash pranë pikës së pagesës së Iasmos. Përplasja shkaktoi një zjarr të madh, i cili përfshiu automjetet dhe për pasojë humbën jetën tre persona.

Një nga automjetet mbante katër persona: tre humbën jetën dhe i katërti u plagos rëndë, ndërsa automjeti i tretë, gjithashtu me katër pasagjerë, pësoi dëmtime të lehta. Shoferi i kamionit u plagos rëndë dhe u transportua në spital.

Related Posts

Shfaqet ‘Hëna e Zezë’, fenomeni i rrallë i gushtit që ndodh një herë në 33 vjet

“Hëna e zezë ” është një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re dhe do të shfaqet këtë fundjavë. Në atë kohë, hëna…

Ndërpre menjëherë Ibuprofen nëse ju shfaqen keto shenja ne trup

Ndërpre menjëherë Ibuprofen dhe kërko ndihmë mjekësore, nëse gjatë marrjes së tij shfaqen këto shenja Etje në fytyrë, etje në buzë, etje të fytit, vështirësi në frymëmarrje,…

“Blindohet” Shqipëria, këto janë makinat e reja të avancuara që do të bëhen pjesë e arsenalit ushtarak

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së shpejti, Forcat e Armatosura do të marrin mjetet…

Ulje temperaturash dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për ditën e premte

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, në orët e pasdites mot me…

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 22 Gusht 2025

Dashi Mëngjesi i kësaj të premteje do të jetë shumë i dobishëm, ndërkohë që lodhja do të ndihet gjatë pasdites. Mund të hidhni një hap përpara sa…

“Askush të mos hyjë në det!”/ Mbyllet plazhi : Krijesa e çuditshme detare mund t’iu vr*asë

Turistët në një hapësirë prej shtatë miljesh të bregdetit Costa Blanca në Spanjë janë ndaluar të hyjnë në det pas shfaqjes së një krijese të rrallë detare…