I riu i merr jetën gruas që njohu: E hoqa qafe se po fliste keq për mua te miqtë e mi!

“E vrava sepse fliste keq për mua tek shokët e mi” – Rrëfimi tronditës i autorit të vrasjes në Halandri

Një krim i rëndë ndodhi mesditën e së hënës, më 18 gusht, në zonën e Halandrit, Athinë, ku një grua 47-vjeçare u vra me thikë nga një 28-vjeçar.

Si ndodhi ngjarja

Sipas dëshmitarëve, viktima u ndoq nga i riu me thikë dhe u godit me dhjetëra herë, duke mbetur e pajetë në hyrje të pallatit ku banonte, në rrugën Stratigou Roumpesi. Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e shumta të policisë, pas telefonatës së një banoreje të zonës, e cila dëgjoi viktimën të thërriste për ndihmë: “Zonja Roula, ndihmë, mban thikë!”

Banorja, e tmerruar, lajmëroi policinë në numrin 100, por ndërkohë dëgjoi britmat e gruas që po sulmohej. Kur policia mbërriti, viktima gjendej në një pellg gjaku, me plagë të shumta nga thika.

Në kontrollin ndaj autorit, i cili u arrestua menjëherë, u gjetën dy thika të përdorura në krim.

Autori i dyshuar pas arrestimit
Deklarata e autorit të akuzuar

Sipas burimeve të policisë, 28-vjeçari ka pranuar krimin, duke thënë: “E vrava sepse më fliste keq tek shokët e mi.”

Ai ka pohuar se e njihte viktimën prej disa kohësh, pasi të dy takoheshin tek supa e kuzhinës sociale, ku merrnin ushqim për shkak të vështirësive ekonomike.

Sipas dëshmisë së tij, së fundmi viktima e kishte “fyer dhe përgojuar tek miqtë e tij”, duke bërë që ata ta përjashtonin nga rrjetet sociale. Kjo, sipas tij, e ka shtyrë drejt vrasjes.

E kaluara e viktimës dhe paralajmërimet

Rezulton se viktima kishte shkuar më 19 mars në Komisariatin e Halandrit për të denoncuar se 28-vjeçari e përndiqte dhe e shqetësonte.

Sipas burimeve policore, gruaja e kishte përmendur si shqetësim faktin që e takonte tek supat sociale dhe se ai e ngacmonte.

Megjithatë, në atë kohë ajo nuk kishte përmendur një vepër të qartë penale që të mund të sillte veprim automatik të policisë. Autoritetet i kishin bërë vetëm paralajmërim të riut që të mos e afronte.

Hetimet

Çështja po hetohet nga Drejtoria e Krimeve të Rënda të Veriut të Atikës, ndërkohë që ekspertët po shqyrtojnë edhe mundësinë që autori të ketë probleme të shëndetit mendor. /noa.al

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…