“Kurrë s’kam dashuruar, madje as burrin…ja pse e mora”, TR*NDIT Parashqevi Simaku zbulon detajet int*me

Që shumë e kanë dashur, këtë mund ta themi me siguri, por ikona e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku rrëfen për “Opinion” se “ajo nuk ka dashuruar asnjëherë në jetën e saj”.

-Si u ndjeve kur erdhe në Tiranë, kishte njerëz që të ngacmonin?

Parashqevi Simaku: Asnjëherë!

-Ke qenë komode në jetën tënde?

Parashqevi Simaku: Isha shumë e thjeshtë, asnjëherë nuk lyhesha, edhe kur shkova në shkollë. Vishesha shumë thjeshtë.

-Sa vjeç ishe kur re në dashuri?

Parashqevi Simaku: S’kam rënë kurrë në dashuri!

-Asnjëherë?! Në jetën tënde? As në gjimnaz, s’kishe ndonjë dashuri platonike?

Parashqevi Simaku: Jo! Kam pasur fatin që më kanë dashur…

Vitet e para në Shtetet e Bashkuara, Parashqevi Simaku i kujton si tejet të bukura.

“Një mrekulli! Sikur ishte në parajsë.”

Në intervistë ekskluzive për gazetarin Blendi Fevziu, ikona e muzikës shqiptare, thotë se martesa me Robert Nofle e bëri të mos kishte më aq shumë interes për të “depërtuar” në Hollywood.

“S’kam lënë asnjë ditë pa provuar, u martova me Robertin shumë shpejt. Më iku ai interesi… Fillova të shkruaja këngë me Robertin. Në 1997-ën erdha në Shqipëri, këndova në festival.”

Për herë të fundit, në Shqipëri ka shkelur 21 vite më parë.

“Më ndërroi jetë babai, erdha me Robertin për ta përcjellë në 2004-ën. Babai im më thoshte, mos iu ndaj kismetit të parë. I thashë Robertit kërko dorën time për martesë tek babai im, që të martohemi. Ia kam premtuar babës e nanës i thashë, se jam vajzë e vetme. Babai im tha tani do vdes rehat, se qenka serioz…Se thoshte kam merak se mos të lë në rrugë. Jam martuar me adetet e Kavajës, ndërsa Roberti u ul në gjunjë, më dha unazën e diamantit”, tregoi këngëtarja e madhe.

Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ka dhënë një rrëfim ekskluziv për gazetarin Blendi Fevziu, i cili ka udhëtuar deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këtë intervistë.

Tejet e kuruar e plot energji, Parashqevi Simaku rrëfeu për “Opinion” historinë e saj që nga hapat e parë në muzikë e deri te largimi jashtë vendit.

Herën e parë në skenë, mes emocionesh, e kujton kështu:

“Në fillim të dhjetorit 1981, më japin një duet me Hysni Zelën. Një javë para na vjen urdhri që nuk do bëhej festivali se Mehmet Shehu vrau veten. Ishte një dramë e madhe, se ne në Kavajë nuk ishim politikanë. Ne vetëm Allahun njohim, kështu jam rritur. Dola, për fat të keq ose për fat të mirë, unë duhet të dubloja Irma Libohovën. Edhe publiku ishte pak i zymtë, me frikë. E duartrokitën këngën e Krajkës, ai ishte gjithmonë modern. Dola e dyta unë, këndova dhe më kthyen dy herë të përshëndetesha.

S’më njihnin fare! Xhaxhi Xhemali, byrazer i babës tim, nusja e tij Antigoneja nga Gjirokastra. Ajo ishte martuar me një fustan me lule dhe më dha fustanin e saj. Këpucët, më kanë çuar te garderoba e Operës e Baletit dhe kam veshur me gazeta këpucët llustrafinë të Edit Mihalit. Po ecja aty para se të më dilte emri. Vjen Alida Hysku e më tha hë mi mos ki frikë se shumë mirë do dalësh. Unë po dridhesha, në atë kohë edhe Vaçe Zela dridhej, më tregonte Krajka. Irma e pyet Agim Krajkën, i thotë pse s’më the se ajo është këngëtare shumë mirë

Related Posts

Kjo pije h*lmuese është vr*sësi i kockave tuaja dhe ju e pini atë çdo ditë

Shumica e njerëzve sot përdorin pije të gazuara në baza ditore dhe nuk e dinë sa keq bëjnë për shëndetin e tyre këto pije. Ja se si…

PD BËHET GATI PËR TË RRËZUAR RAMËN! Zbulohet skenari i fortë, kush janë deputetët që propozuan të futen në grevë urie?

Tiranë – Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar sot një mbledhje me dyer të mbyllura, ku në fokus kryesor ka qenë strategjia e aksionit opozitar, i…

“Nëse nuk gjej punë nuk vi shtepi….”- D*gji veten në makinën e tij, del biseda e fundit e ish-policit me familjarët!

Vlorë/Himarë – Një ngjarje tejet tragjike ka tronditur sot opinionin publik, ku dyshohet se ish-punonjësi i Policisë së Shtetit, Artjol Xhelo, i ka dhënë fund jetës duke…

Namiiii! Grida Duma nis ‘s*lmin’ ndaj Mul Nokës dhe Saliut! Nxjerr sekr*tet që do iu tr*ndisin

Ish-deputetja demokrate dhe moderatorja Grida Duma i është përgjigjur ashpër Sali Berishës dhe Flamur Nokës, në lidhje me akuzat e këtyre të fundit për zgjedhjen e Endri…

Ndryshim i madh/ Për herë të parë në Shqipëri , sapo e lajmeroi Rama

Jo më biletë fizike, por gjithçka në mënyrë elektronike, kjo është një ndër arritjet që qeveria synon të realizojë në mandatin e 4-vjeçar. Sektori i transportit do…

“Ika nga partia kur më quajti Nora e Kelmendit”/ Duma ‘TR*NDIT’ Berishën pas akuzave: Ta dish mirë që

Moderatorja dhe drejtuesja e Top Story në Top Channel, Grida Duma ka komentuar përmes një mesazhi video edhe sjelljen e drejtuesve të opozitës lidhur me qëndrimin e…