Pjesa e dytë e gushtit ka nisur me temperatura disi më të freskëta dhe mot të paqëndrueshëm.Meteorologia Lajda Porja bëri me dije se gjatë kësaj jave priten alternime midis kthjellimesh, vranësirash dhe reshjesh të izoluara shiu në disa zona të vendit.
Pjesa e dytë e gushtit ka nisur me temperatura disi më të freskëta dhe mot të paqëndrueshëm.
Meteorologia Lajda Porja bëri me dije se gjatë kësaj jave priten alternime midis kthjellimesh, vranësirash dhe reshjesh të izoluara shiu në disa zona të vendit.
“Dita e sotme ka nisur me kthjellime, ndërsa gjatë kësaj jave do të kemi alternime midis vranësirave dhe lagështirës,” tha Porja, duke shtuar se reshjet priten të jenë kryesisht në gjysmën lindore të vendit, kyesisht të izoluara në Tiranë dhe Elbasan.
Sipas meteorologes, të martën dhe të mërkurën, pritet që temperaturat të qëndrojnë në nivelet aktuale, ndërsa të enjten do të shënohet një rritje graduale në qarqet e Shkodrës, Beratit, Elbasanit dhe Gjirokastrës.
Nga e marta deri të enjten, bregdeti do të shfaqë mot të qëndrueshëm, me diell dhe vranësira në Velipojë, Shengjin, Durrës, Sarandë dhe Ksamil, ndërsa zona e Vlorës do të mbetet pa reshje. Në zonat malore të juglindjes dhe verilindjes reshjet do të jenë më të dukshme gjatë gjithë javës, ndërsa temperaturat do të luhaten mes 31 dhe 34 gradë Celsius.
Porja paralajmëroi se java e fundit e gushtit do të sjellë masa të nxehta afrikane, me temperatura që mund të arrijnë deri në 39 gradë Celsius, duke shtuar se kjo valë nxehtësie pritet të vazhdojë edhe në javën e parë të shtatorit,