Tr*gjedi e dyfishtë/ Nëna e sh’katërruar humb djaIin 15-vjeçar dhe vajzën 12-vjeçare që nuk dinin not

Një ngjarje tragjike ka tronditur Kanadanë, ku dy motra e vëllezër shqiptarë-hollandezë kanë humbur jetën pas mbytjes në ujërat e një liqeni pranë lumit Wabigoon, Ontario.

Heather Dodds, njerka e fëmijëve, tha se Kayden, 15 vjeç dhe Joyclyn, 12 vjeçe, u mbytën javën e kaluar teksa po eksploronin lagjen e re ku sapo ishin shpërngulur. Ata kishin dalë bashkë me kushërinjtë për një shëtitje, megjithëse ishin paralajmëruar disa herë që të mos afroheshin te uji pasi nuk dinin not.

“U kam thënë shumë herë: Ju nuk dini ende të notoni. Do t’i nisnim këtë vit në kurse noti. Nuk duhet të jeni pranë ujit pa një të rritur. Por fëmijët janë kuriozë… dhe nganjëherë nuk dëgjojnë,” – rrëfeu Dodds për CTV News.

Tragjedia ndodhi kur Joyclyn rrëshqiti aksidentalisht dhe ra në ujë. Pa asnjë përvojë noti, ajo nisi të mbytej. Në atë moment, vëllai i saj Kayden u hodh menjëherë për ta shpëtuar, por edhe ai nuk ishte notar i mirë dhe fatkeqësisht të dy u fundosën.

Nëna biologjike e fëmijëve, Stacey Grant, tha se mori lajmin e tmerrshëm në telefon ndërsa ndodhej në shtëpi.

“E luaj çdo ditë në mendje atë telefonatë. Nuk e kuptoj, nuk ka kuptim… Nuk duhet të kishte ndodhur kurrë,” – u shpreh ajo mes lotësh.

Familja ka hapur një GoFundMe për shpenzimet e varrimit, ku Heather Dodds përshkroi fëmijët si plot jetë dhe dashuri. Ajo tha se Kayden ishte pasionant pas shkencës dhe videogame-ve, por mbi të gjitha “e donte jashtë mase motrën e tij të vogël”. Ndërsa Joyclyn u kujtua si një vajzë e gëzuar, që ndriçonte çdo ambient me buzëqeshjen e saj.

“Ishte e fiksuar pas personazhit Stitch dhe gjithmonë thoshte: ‘Ohana do të thotë familje, dhe familja nuk lihet kurrë pas’. Tani bota duket më e errët pa dritën e saj,” – shkroi Dodds.

Në mesazhin e saj prekës, ajo u bëri apel prindërve të tjerë:

“Ju lutem, mësoni fëmijët të notojnë. Uji është kudo dhe nuk e dihet kurrë çfarë ndodh. Ju nuk doni të jeni në pozitën tonë, nuk doni të ndjeni këtë dhimbje.”

Edhe gjyshi i fëmijëve, Michael Williams, iu bashkua thirrjes duke kërkuar që mësimi i notit të rikthehet si pjesë e detyrueshme e shkollës fillore.

“Unë nuk e dija që nipërit e mi nuk dinin të notonin… dhe e mësova në mënyrën më të keqe të mundshme. Askush tjetër nuk duhet ta përjetojë këtë,” – tha ai

Related Posts

Jetë luksi me rrogë shteti. Zbardhen skedat, cili është më i pasuri mes Ramës, Metës e Berishës?

Politika dhe paraja janë dy element të pandarë që kanë shoqëruar demokracinë shqiptare. Para ka qenë dhe është kryefjalë e tezave politike që përdoren në Shqipëri, herë…

“Më mungon çdo ditë”/ Humbi të fejuarin disa javë para dasmës, mesazhi rrëqethës i influenceres bëhet viral!

Influencuesja Hannah Carnat-Gronnerud, e cila në rrjete sociale njihet si Thatgrlhannah, po kalon një periudhë tepër të vështirë pas humbjes tragjike të të fejuarit të saj, Ian,…

“Të dua, por më premto se nuk do të më vr*asësh”, postimi i Gazmentit drejtuar pasionit që ia mori jetën

Gazment Gropa, 38 vjeç, humbi jetën pas një aksidenti tragjik me motor më 19 gusht në aksin rrugor Fier–Patos. I plagosur rëndë në vendngjarje, ai u dërgua…

Jo vetëm ushqimet, po shtrenjtohen dhe produktet e tjera! Inflacioni bazë arrin nivelet më të larta prej fillimit të vitit 2024

Inflacioni bazë u rrit për të pestin muaj radhazi në korrik dhe ka arritur nivelet më të larta që prej fillimit të vitit 2024. Sipas të dhënave…

Një kanal vaditës shkak i vr*sjes në Divjakë / 25-vjeçari hyri me thikë në lokal, vik’tima ishte ulur me miqtë (EMRAT)

Goditi me thikë një shtetas, i cili për pasojë humbi jetën; pas veprimeve të shpejta dhe profesionale të Policisë u identifikua dhe u vu në pranga autori…

V’rᶏsja me thikë e 32-vjeçarit në Divjakë/ Familjarja zbardh detaje për TCH: Për 7-10 ditë do ikte në Gjermani

Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e vona të natës së djeshme në fshatin Kryekuq të Divjakës. Familjarja e viktimës, Besmir Kumriaa, në një prononcim për…