Aksident tragjik në Greqi, vd*es 20-vjeçari shqiptar! Shoku në gjendje të rëndë

Një aksident tragjik ka ndodhur orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në ishullin grek të Naxosit, ku një motoçikletë me dy të rinj shqiptarë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Si pasojë e përplasjes fatale, një 20-vjeçar ka humbur jetën në vend, ndërsa një 17-vjeçar është plagosur rëndë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:30 pranë banesave të punëtorëve në rrugën unazore të qytetit. Sipas mediave lokale, të dy të rinjtë, shtetas shqiptarë, po udhëtonin me motoçikletë kur për arsye ende të paqarta drejtuesi humbi kontrollin e mjetit. Motoçikleta përfundoi e përplasur me forcë në një pemë eukalipti buzë rrugës.

Pasagjeri, 20 vjeç, ka ndërruar jetë menjëherë nga goditja, ndërsa drejtuesi 17-vjeçar u dërgua me urgjencë fillimisht në Spitalin e Përgjithshëm të Naxosit dhe më pas u transportua drejt Athinës për trajtim të specializuar, për shkak të gjendjes së tij të rënduar.

Autoritetet lokale greke kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit. Deri tani nuk ka të dhëna që të sugjerojnë konsumim alkooli apo faktorë të tjerë ndikues, por pritet të kryhen analizat përkatëse. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe shqiptarët që jetojnë në zonë, ndërsa familjarët e viktimës janë njoftuar për humbjen tragjike të të riut.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…