Tragjedi e dyfishtë/ Nëna e shkatërruar humb djalin 15-vjeçar dhe vajzën 12-vjeçare që nuk dinin not

Një ngjarje tragjike ka tronditur Kanadanë, ku dy motra e vëllezër shqiptarë-hollandezë kanë humbur jetën pas mbytjes në ujërat e një liqeni pranë lumit Wabigoon, Ontario.

Heather Dodds, njerka e fëmijëve, tha se Kayden, 15 vjeç dhe Joyclyn, 12 vjeçe, u mbytën javën e kaluar teksa po eksploronin lagjen e re ku sapo ishin shpërngulur. Ata kishin dalë bashkë me kushërinjtë për një shëtitje, megjithëse ishin paralajmëruar disa herë që të mos afroheshin te uji pasi nuk dinin not.

“U kam thënë shumë herë: Ju nuk dini ende të notoni. Do t’i nisnim këtë vit në kurse noti. Nuk duhet të jeni pranë ujit pa një të rritur. Por fëmijët janë kuriozë… dhe nganjëherë nuk dëgjojnë,” – rrëfeu Dodds për CTV News.

Tragjedia ndodhi kur Joyclyn rrëshqiti aksidentalisht dhe ra në ujë. Pa asnjë përvojë noti, ajo nisi të mbytej. Në atë moment, vëllai i saj Kayden u hodh menjëherë për ta shpëtuar, por edhe ai nuk ishte notar i mirë dhe fatkeqësisht të dy u fundosën.

Nëna biologjike e fëmijëve, Stacey Grant, tha se mori lajmin e tmerrshëm në telefon ndërsa ndodhej në shtëpi.

“E luaj çdo ditë në mendje atë telefonatë. Nuk e kuptoj, nuk ka kuptim… Nuk duhet të kishte ndodhur kurrë,” – u shpreh ajo mes lotësh.

Familja ka hapur një GoFundMe për shpenzimet e varrimit, ku Heather Dodds përshkroi fëmijët si plot jetë dhe dashuri. Ajo tha se Kayden ishte pasionant pas shkencës dhe videogame-ve, por mbi të gjitha “e donte jashtë mase motrën e tij të vogël”. Ndërsa Joyclyn u kujtua si një vajzë e gëzuar, që ndriçonte çdo ambient me buzëqeshjen e saj.

“Ishte e fiksuar pas personazhit Stitch dhe gjithmonë thoshte: ‘Ohana do të thotë familje, dhe familja nuk lihet kurrë pas’. Tani bota duket më e errët pa dritën e saj,” – shkroi Dodds.

Në mesazhin e saj prekës, ajo u bëri apel prindërve të tjerë:

“Ju lutem, mësoni fëmijët të notojnë. Uji është kudo dhe nuk e dihet kurrë çfarë ndodh. Ju nuk doni të jeni në pozitën tonë, nuk doni të ndjeni këtë dhimbje.”

Edhe gjyshi i fëmijëve, Michael Williams, iu bashkua thirrjes duke kërkuar që mësimi i notit të rikthehet si pjesë e detyrueshme e shkollës fillore.

“Unë nuk e dija që nipërit e mi nuk dinin të notonin… dhe e mësova në mënyrën më të keqe të mundshme. Askush tjetër nuk duhet ta përjetojë këtë,” – tha ai,

Related Posts

Historia e gruas që la gjithçka për dashurinë në Afrikë

Në vitin 1986, në savanën e gjerë të Kenias, një grua zvicerane me emrin Corinne Hofmann mori një vendim që i ndryshoi jetën. Ajo la pas jetën…

Moti i keq bën “kërdinë” në Itali/ Një person humb jetën, shira të rrëmbyeshëm dhe alarm portokalli në veri të vendit

Një burrë 40-vjeçar, i cili rezultonte i zhdukur që nga pasditja e së martës në Siçili, është gjetur i vdekur pasi moti i keq përfshiu të gjithë…

U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qendër të kryeqytetit. Burime bëjnë me dije se është denoncuar si i zhdukur Daniel Shima, ish-Zv/ Drejtori…

Si do te mbyllet muaji Gusht? Si do te jete java e pare e shtatorit? Meteorologia tregon kthesen e motit

Pjesa e dytë e gushtit ka nisur me temperatura disi më të freskëta dhe mot të paqëndrueshëm, njoftoi meteorologia Lajda Porja Ajo bëri me dije se gjatë…

TRAGJEDI/ Aks*dentohet autobusi, vd*sin 71 fëmije! Pamjet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Afganistan, ku raportohet se 71 persona, kanë ndërruar jetë. Sipas mediave të huaja, një autobus që transportonte emigrantë të deportuar…

E tm*rrshme! Gjenden në rrugë 6 k*ka të pr*ra, dyshime për… Mesazhi që u la në vendngjarje

Gjashtë koka të prera janë gjetur në një rrugë në Meksikën qendrore, në një zonë që normalisht nuk lidhet me dhunën e karteleve. Autoritetet lokale e bënë…