19-vjeçari udhëtoi që të takonte të dashurën e tij, ajo e rrëmben dhe e shet për skllav

Një 19-vjeçar nga Kina ka rënë viktimë e një tradhtie të pabesueshme, pasi e dashura e tij 17-vjeçare e shiti si skllav në Myanmar.

Sipas motrës së tij, i riu mendonte se kishte gjetur dashurinë e jetës në vajzën që njohu në një klub nate në vitin 2024.

Ajo shfaqej në rrjete sociale me rroba dhe çanta luksoze nga stilistë të njohur – të cilat më vonë rezultuan të ishin false – duke pretenduar se ishte pasardhëse e një familjeje të pasur nga Myanmar dhe se prindërit e saj ishin menaxherë investimesh.

Me këtë imazh mashtrues, 17-vjeçarja bindi të dashurin të nisej me të për një udhëtim jashtë vendit në Tajlandë dhe Myanmar, duke i premtuar se do ta ndihmonte të gjente punë.

Në shkurt, 19-vjeçari udhëtoi fshehurazi drejt Bangkokut, por në vend që të gjente një mundësi të re, ra në kurthin e saj. Në Tajlandë, e mitura e tërhoqi drejt kufirit me Myanmar dhe e braktisi, ku mendohet se përfitoi para. Pak më vonë, një person i armatosur i mori pasaportën dhe telefonin dhe e çoi në një ndërtesë ku nisi kalvari i tij.

Atje, iu qeth koka dhe u detyrua të punonte nga 16 deri në 20 orë në ditë. Kur nuk arrinte objektivat, e rrihnin me shufra metalike, e mbyllnin në dhoma të errëta dhe shpesh e linin pa ushqim. Abuzimi ishte aq i rëndë, sa pas disa muajsh 19-vjeçari humbi dëgjimin.

Rrëmbyesit kërkuan 40,000 euro për ta liruar dhe vetëm pasi familja pagoi këtë shumë, ai u kthye në shtëpi në qershor, pas katër muajsh robërie.

Ndërkohë, 17-vjeçarja u arrestua gjatë kthimit në Kinë pas një qëndrimi 10-ditor në Tajlandë. Ajo tashmë përballet me akuza për mashtrim.

Familja e viktimës thotë se i riu vazhdon të vuajë nga ankthi dhe makthet, ndërsa shpreson që autorja e tradhtisë të marrë dënimin maksimal.

Related Posts

Një kanal vaditës shkak i vr*sjes në Divjakë / 25-vjeçari hyri me thikë në lokal, vik’tima ishte ulur me miqtë (EMRAT)

Goditi me thikë një shtetas, i cili për pasojë humbi jetën; pas veprimeve të shpejta dhe profesionale të Policisë u identifikua dhe u vu në pranga autori…

V’rᶏsja me thikë e 32-vjeçarit në Divjakë/ Familjarja zbardh detaje për TCH: Për 7-10 ditë do ikte në Gjermani

Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e vona të natës së djeshme në fshatin Kryekuq të Divjakës. Familjarja e viktimës, Besmir Kumriaa, në një prononcim për…

Ky është Besmir Kumria, 32-vjeçari i cili u νɾᶏ me thikë pas konfIiktit për një kanal νaditës

Personi në foto është 32-vjeçari Besmir Kumria, i cili u godit me thikë për vd ekje nga 25-vjeçari Xhesion Toromeni. Kumria punonte në Himarë dhe kishte ardhur…

Autostrada në 150 km/orë/ Ky shtet rrit kufirin e shpejtësisë

Çekia shton kufirin e shpejtësisë në autostrada deri në 150 kilometra në orë, duke u bërë vendi i parë mes anëtarëve të Bashkimit Europian që arrin këtë…

“U νɾᶏ, mos kërkoni”/ Zhduket 30-vjeçari shqiptar, ja mesazhi që mori familja

“Është vr arë, mos e kërkoni!”. Është ky mesazhi anonim që alarmoi familjen e Miklovan Danajt, një eksponent i spikatur i narkotrafikut, i zhdukur në Spanjë që…

TR*NDITËSE! Djali vr*ҽt nenen

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin televiziv dhe publikun amerikan. Renee Baldwin, 57 vjeç, artiste e njohur flokësh dhe grimere në televizion, u qëllua për vdekje nga…