Si do te mbyllet muaji Gusht? Si do te jete java e pare e shtatorit? Meteorologia tregon kthesen e motit

Pjesa e dytë e gushtit ka nisur me temperatura disi më të freskëta dhe mot të paqëndrueshëm, njoftoi meteorologia Lajda Porja

Ajo bëri me dije se gjatë kësaj jave priten alternime midis kthjellimesh, vranësirash dhe reshjesh të izoluara shiu në disa zona të vendit.

Sipas meteorologes, të martën dhe të mërkurën, pritet që temperaturat të qëndrojnë në nivelet aktuale.

Ndërsa të enjten do të shënohet një rritje graduale në qarqet e Shkodrës, Beratit, Elbasanit dhe Gjirokastrës.

Nga e marta deri të enjten, bregdeti do të shfaqë mot të qëndrueshëm, me diell dhe vranësira në Velipojë, Shengjin, Durrës, Sarandë dhe Ksamil.

Ndërsa zona e Vlorës do të mbetet pa reshje.

Në zonat malore të juglindjes dhe verilindjes reshjet do të jenë më të dukshme gjatë gjithë javës, ndërsa temperaturat do të luhaten mes 31 dhe 34 gradë Celsius.

Meteorologia shtoi se qytete si Tirana, Fieri dhe Lushnja do të regjistrojnë temperatura deri në 34 gradë Celsius gjatë javës.

Në fundjavë pritet një ulje e temperaturave ku maksimumi do të jetë rreth 31 gradë Celsius.

Megjithatë, Lajda Porja paralajmëroi se java e fundit e gushtit do të sjellë masa të nxehta afrikane, me temperatura që mund të arrijnë deri në 39 gradë Celsius, duke shtuar se kjo valë nxehtësie pritet të vazhdojë edhe në javën e parë të shtatorit

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…