E rëndë në Tiranë/ 3 të rinj dh*unojnë me sende të forta 21-vjeçarin, i pr*esin një vesh (Emrat)

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Tiranë, ku një 21-vjeçar u plagos rëndë nga 3 shtetas.

Burimet bëjnë me dije se sherri ka nisur në rrjetet sociale, më pas 3 autorët i kanë shkuar 21-vjeçarit te shtëpia dhe e kanë goditur me shishe në kokë.

Mes dëmtimeve të shumta, mësohet se 21-vjeçarit i është prerë totalisht edhe njëri vesh.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ka arrestuar 3 autorët, shtetasit Florjan Faslia, Mentor Daja dhe Samuel Tahiraj.

Po ashtu bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobta, ndërkohë që 21-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet u referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi:

Tiranë-Plagosën rëndë për motive të dobëta një 21-vjeçar, identifikohen dhe vihen në pranga 3 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Mihal Popi”, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me sende të forta një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i veprimeve të shpejta u identifikuan dhe u vunë në pranga shtetasit: F. F., 18 vjeç, M. D., 21 vjeç dhe S. T., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këta shtetas, në rrugën “Mihal Popi” pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin M. B., 21 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Aktualisht, 21-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet u referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

Related Posts

Tragjike/ Autobusi me turistë përplaset me një kamion, 50 persona të përfshirë, raportohen vi*ktima

Në Pembroke të New York, një autobus me turistë u përplas me një kamion. Sipas CNN, më shumë se 50 persona, përfshirë fëmijë, u përfshinë në aksident….

Aksident fatal me motoçikletë/ Ndërrojnë jetë tragjikisht dy vajza 16-vjeçare nga Kërçova (Emri+Foto)

Dy 16-vjeçare nga Kërçova, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi, kanë vdekur si pasojë e një aksidenti me motoçikletë që ndodhi pranë fshatit Kolibar. Sipas Tetovaneës, të miturat…

“Ai pa mesazhin në telefon që do…”/ Detaje, si nisi sherri mes çiftit shqiptar në Greqi, që përfundoi në tragjedi

I varur nga droga, me probleme psikiatrike dhe i “verbuar” nga xhelozia! Ajo që e ‘tërboi’ 40-vjeçarin shqiptar, Pandeli Nakoleci, duke e bërë atë të shkonte drejt…

“PS është problem më vete”/ Shpërthen juristi: Rama mund të largojë të gjithë me përjashtim të Ballukut, Spiropalit…

Kreshnik Spahiu tha sot në një intervistë televizive se kryeministri Edi Rama pritet të ndryshojë të paktën 90% të kabinetit të tij qeveritar dhe vetëm 2-3 ministra…

Gjuha shqipe në Athinë, mësuesja Lefteri Metkaj prej 10 vitesh kontribuon në mësimin e gjuhës shqipe

Prej 10 vitesh në Athinë të Greqisë mësuesja Lefteri Metkaj jep mësim në lëndën e gjuhës shqipe. Në aktivitetet e shumta që realizon me nxënësit ruan identitetin…

V*rgjëria/ Mjeku: Kanë ardhur vajza të qepen, njëra erdhi me mamanë, më tha..

Ende mbetet një tabu pë familjen shqiptare. Virgjëria nuk ekziston, të paktën jo nga pikëpamja mjekësore-anatomike. Mbi këtë bazë, Kolegji Mbretëror i Obs.tet.ërve dhe Gjinek.ologeve (RCOG), i…