“PS është problem më vete”/ Shpërthen juristi: Rama mund të largojë të gjithë me përjashtim të Ballukut, Spiropalit…

Kreshnik Spahiu tha sot në një intervistë televizive se kryeministri Edi Rama pritet të ndryshojë të paktën 90% të kabinetit të tij qeveritar dhe vetëm 2-3 ministra mund të shpëtojnë dhe të ruajnë portofolet e tyre, ndërsa do të zgjedhë ministra teknokratë për të arritur synimin e integrimit në BE.

Juristi shpjegoi se ndryshe nga PD-ja që është antagoniste, Partia Socialiste prodhon opozitë brenda vetes dhe çështje në situata krizash të ndryshme dhe sidomos kur ka problematika me drejtësinë, duke mos kursyer as figura drejtuese.

Dhe kjo është strategji e kryeministrit Edi Rama, që tani ka vetëm dy halle kryesore politike, atë me ndërkombëtarët për integrimin dhe drejtësinë që i ka shenjëstruar kabinetin qeveritar.

“Ajo që ndodh me PS është problem më vete. Sa herë PS ka kriza, ka protesta nga opozita, ka fatkeqësi natyrore apo probleme me SPAK, ajo nuk rrudhet por forcohet. Krijon probleme brenda vetes, shemb lokale, hotele, restorante, ndryshon drejtues, pra krijon një opozitë brenda vetes sa herë ka kriza. Nëse Berisha ka një variant me protesta e protesta apo qeveri teknike e revolucion, Rama është më i lexueshëm.

Spahiu mendon se Rama në shtator do të ketë një qeveri me më shumë ministra teknokratë, për të mos thënë se do ndryshojë të gjithë kabinetin.

“Unë mendoj se do bëjë një qeveri teknokratësh, edhe në kuadër të integrimit në BE, të jenë njerëz të asociueshëm dhe ekselentë me kontaktin ndërkombëtar në BE, me qëllim integrimin. Ai nuk ka më problem votash. Ai ka vetëm dy probleme: Ndërkombëtarët dhe Drejtësinë. Ndaj mendoj se do synojë njerëz të shkolluar jashtë dhe që janë larg aferave dhe dosjeve që heton SPAK dhe drejtësia”, vijoi ai.

I pyetur se cilët do të ishin ministrat apo figurat e PS që do ruanin portofolët e tyre në qeverinë e ardhshme, ai tha se:

“Nuk mendoj se do ketë më shumë se 2 persona nga qeveria aktuale në kabinet, sepse i ka në Parlament. Ai ecën me parimin e ‘ndërrimit të kuajve’, rifreskim i kabinetit. Mendoj se Balluku dhe Gonxhe mund të vazhdojnë, si dhe Spiropali, ata besoj se janë më të sigurtit aty, për të tjerët mendoj se do lëvizin”

Related Posts

Dh*ηuan dhëηdrin dhe e Iëηduan në kokë e trup, arr’estohen babai dhe 2 djemtë në Malësinë e Madhe

Tre shtetas, Xheladin Çokaj, Arnit Çokaj dhe Sefred Çokaj, babai dhe dy djemtë, kanë përfunduar në pranga në Malësinë e Madhe. Policia bën me dije se këta…

Babai dhe dy djemtë rr’ahin ‘fut e bjer’ dhëndërin, policia i arreston të tre

Tre shtetas, Xheladin Çokaj, Arnit Çokaj dhe Sefred Çokaj, babai dhe dy djemtë, kanë përfunduar në pranga në Malësinë e Madhe. Policia bën me dije se këta…

Xhaxhai akυzohet se ka kryer m*rrdhënie me forcë me mbesën e tij 22 vjeçe në Elbasan

Një 51-vjeçar është proceduar penalisht në Elbasan pasi dyshohet se ka kryer marr ëdhënie s eksuale me mbesën e tij pa dëshirën e saj. Ngjarjen e ka…

Letra e Emine Erdogan: Melania Trump trego të njëjtën ndjeshmëri dhe për fëmijët në Gaza

Bashkëshortja e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, Emine, i dërgoi një letër Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump, duke i bërë thirrje asaj të tregojë të…

Tr*gjedi në familje/ Humb j’etën vajza 4-vjeçare u mbyt në pishinën pranë banesës, familja shqiptare del para gjykatës

Afat për të dëshmuar para gjyqtarit hetues të hënën kanë kërkuar dhe marrë nëna, babai dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçare shqiptare që u gjet pasditen e së…

‘Ike mami im, do të na mungosh shumë’! Vajza e Mariola Nakolecit, që u νɾa nga bashkëshorti në Greqi, bën postimin prekës

Katerina Nakoleci, vajza e madhe e çiftit Pandeli dhe Mariola Nakoleci, ka bërë një postim prekës për ndarjen tragjike nga jeta të nënës së saj. 36-vjeçarja u…