‘Një qen i pabesë’! Flet motra e 36-vjeçares që u vr*a nga burri në Greqi: Nuk ishte i sëmurë, dhu*nonte edhe fëmijët

Motra e Marjola Nakolecit, 36-vjeçares shqiptare e cila u vra nga bashkëshorti të premten në Greqi, ka dhënën një reagim për Euronews Albania, ka folur në lidhje me ngjarjen tragjike.

Jashtë kamerave, ajo rrëfen se Pandi Nakoleci, bashkëshorti i Marjolës dhe autori i krimit, herë pas here ushtronte dhunë jo vetëm ndaj gruas së tij, por edhe ndaj fëmijëve.

Ajo shton se fëmijët kishin frikë të rrinin me babain e tyre, ndaj Marjola i kishte kërkuar të largohej nga shtëpia për pak kohë që të qetësohej.

Sipas deklaratave të së motrës, analizat nga klinika psikiatrike dolën shumë mirë dhe nuk rezultoi që Pandi Nakoleci të kishte probleme mendore.

Ajo ka kërkuar që Pandi Nakoleci të kapet nga autoritetet dhe të marrë dënimin e merituar:

“Çfarë të them moj vëlla… ai ishte një qen i pabesë që ia mori jetën motrës time në lule të rinisë dhe la fëmijët jetimë. Ai nuk ishte i sëmurë nga mendja, por donte dhe bënte ç’i vinte për mbarë. U bënte fëmijëve dhunë psikologjike. Fëmijët kishin frikë të rrinin me të në shtëpi nga sjellja që kishte.

Prandaj motra ime u detyrua dhe i tha: ‘Ik pak kohë nga shtëpia që të qetësohesh.’

Motra ime e çoi edhe te psikiatri me policinë. Ata i thanë që ishte shumë mirë, nuk kishte asgjë. Ia bënë edhe analizat dhe çdo gjë doli në rregull. E mbajtën vetëm dy ditë dhe më pas ai u kthye në shtëpi. Sillej dy ditë mirë, pastaj fillonte prapë sherre me motrën time, pa asnjë arsye, e kapte edhe me fëmijët. Ajo, si nënë normale, i hidhte sytë nga fëmijët.

Unë dua që ai njeri i poshtër të kapet dhe të kalbet në burg,” deklaroi motra e viktimës për Euronews Albania.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…