Fëmijët besojnë se do rriten edhe me babin, por im shoq iku nga kjo botë, rrëqeth psikologia e njohur në mesazhin publik: U përball me sëmundjen, me dinjitet!

Psikologia e njohur shqiptare Jorida Rustemi, anëtare e Urdhrit të Psikologut, është duke përjetuar orë të trishta pasi humbi partnerin e saj në jetë i cili la dy fëmijë jetimë në moshë fare të vogël.

“Me zemër të thyer, më lejoni të ndaj me ju dhimbjen e thellë për largimin e parakohshëm nga jeta, të bashkëshortit tim, Vasileios Stachos, babait të shtrenjtë të dy fëmijëve tanë, të cilët ende të vegjël, besojnë se do të rriten me të dy prindërit pranë”,

Psikologia me mesazhin publik në rrjete sociale tregon kalvarin katërvjeçar të bashkëshortit me sëmundjen e rëndë që kaloi dhe thotë se ai u përball me dinjitet me të keqen që e zuri.

“Vasili, tepër i ri për të ndërprerë veprimtarinë profesionale edhe planet familjare, e deshi shumë jetën dhe nuk e humbi kurrë shpresën. I bëri të gjitha përpjekjet, tej të mundurës, luftoi fortë me sëmundjen e rëndë. Për më shumë se katër vite vërtetë të rënda fizikisht përballoi me forcë dhe dinjitet vuajtjet, pa u epur, deri në frymë të fundit”.

I ndjeri ishte shtetas grek, nga Athina dhe përcjellja në banesën e fundit do të bëhet në vendlindjen e tij, Glifadha. /noa.al

Related Posts

Çifti i ri gjen portofolin me 300 mijë lekë brenda: Ma sollën në shtëpi, i falenderoj nga zemra!

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të falënderuar publikisht një çift të ri, të cilët gjetën dhe i dorëzuan portofolin që ajo kishte…

At*ntate, h*akmarrje, krime banale! Bilanci i errët i 2025-ës dhe një polici që mbledh gëzhojat

Nëse suksesi matet me numrin e shiritave të verdhë dhe gëzhojave të mbledhura nga toka, atëherë Policia e Shtetit mund ta quajë 2025-ën një vit të arritur….

Mos i INJORONI/ Keni filluar t’i shihni shpesh Numrat e Engjëjve? Ja se çfarë mesazhi kanë për TY…

Ky numër shpreh fillime dhe mundësi të reja… Nëse ke filluar të shohësh shpesh të njëjtët numra, si 11:11, 222, ose 333, mund të jetë që Universi…

‘Për*ndjek ish-dashnorët’, deklaratat e forta për Luana Vjollcën të gazetarit që u dh*nua brutalisht, aludoi për lidhje me trafikantin Artur Hoxhosmani

Gazetari Elton Tozaj është dhunuar barbarisht ditën e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka ndarë një foto ku shihet i dhunuar…

26 vjet pas krimit ngrihet aktakuza për masa krën e Reçakut 📌 Detajet në koment 📸⚠ Kujdes pamje të rënda

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë, me propozim për gjykim në mungesë, ndaj 21 personave për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”….

E RËNDË PER QYTETARET! Rama tregon vendimin për vitin tjetër!

Kryeministri Edi Rama njoftoi masa të reja për territorin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, duke bërë të ditur se të gjitha automjetet e parkuara në oborrin…