Sulmi në zemër nuk ka moshë! Kardiologu tregon shenjat dhe mënyrat e parandalimit

Kardiologu Spiro Qirko shpjegoi se sot infarkti nuk është më një problem i moshave të thyera.

“Në tre vetë, dy janë obezë, çka i bën shumë të predispozuar për sëmundje si diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Këto probleme po shfaqen edhe tek 30–40-vjeçarët, sidomos për shkak të mungesës së regjimit, konsumit të alkoolit, duhanit dhe shpeshherë drogës”- theksoi ai.

Çfarë është sulmi në zemër?

Sulmi në zemër ndodh kur një pjesë e muskujve të zemrës dëmtohet ose vdes, pasi nuk merr oksigjen të mjaftueshëm. Ky oksigjen transportohet nga gjaku përmes arterieve koronare, por kur këto arterie bllokohen nga depozitime yndyrore ose mpiksje, rrjedhja e gjakut ngadalësohet ose ndalet. Ky është momenti kur ndodh infarkti, shpesh me pasoja fatale nëse nuk ndërhyhet menjëherë.

Simptomat që nuk duhen neglizhuar

Sipas Qirkos, çdo dhimbje apo shtrëngim në gjoks, edhe nëse duket e vogël, duhet të na alarmojë. “Sëmundjet nuk kanë më moshë. Çdo dhimbje gjoksi duhet të na çojë menjëherë te mjeku, për të shmangur rreziqet e ngushtimit të arterieve dhe infarktit të papritur,” u shpreh ai.

Rëndësia e kontrolleve shëndetësore

Kardiologu këshillon që pas moshës 30-40 vjeç, çdo person duhet të bëjë kontrolle të rregullta dhe analiza laboratorike për të parë nivelin e yndyrnave në gjak. “Kolesteroli dhe trigliceridet depozitohen në enët e gjakut, duke rritur mundësinë e infarktit. Shpesh kjo çon edhe në vdekje të papritur, që po ndodh edhe tek moshat e reja,” paralajmëroi Qirko.

Diabeti, nëna e të gjitha të këqijave

Një nga shqetësimet kryesore për shëndetin e shqiptarëve është rritja e frikshme e rasteve me diabet. “Diabeti është nëna e të gjitha të këqijave. Ai nuk dëmton vetëm zemrën, por prek edhe veshkat, shikimin dhe të gjithë organizmin. Nëse nuk kontrollohet, sjell pasoja të rënda dhe jetë të shkurtuar,” tha ai.

Roli i dietës dhe mbipeshës

Qirko theksoi se obeziteti është një ndër faktorët kryesorë të sëmundjeve kardiovaskulare. “Stili i parregullt i jetesës, ushqimi i pasur me yndyrna dhe sheqerna, mungesa e aktivitetit fizik – janë kombinimi fatal. Duhet të mësohemi që kujdesi për zemrën të bëhet pjesë e edukatës sonë,” deklaroi ai.

Dëmet e alkoolit dhe duhanit

Sipas mjekut, alkooli është një nga armiqtë e zemrës. “Tek ne alkooli është problem serioz. Ai e dëmton zemrën duke e tkurrur ngadalë dhe duke e çuar drejt asaj që quhet ‘zemra e kaut’. Ky dëmtim prek jo vetëm muskujt e zemrës, por edhe enët e gjakut,” paralajmëroi Qirko. Po ashtu, duhani dhe përdorimi i lëndëve narkotike shtojnë ndjeshëm rrezikun e infarktit dhe sëmundjeve të tjera vaskulare.

Ecja, ilaçi i thjeshtë për zemrën dhe trurin

Një këshillë praktike që mjeku dha për shëndetin e zemrës është ecja e rregullt. “Një person duhet të bëjë 10 mijë hapa në ditë, rreth 6.5 km me ecje të shpejtë, të paktën 5 herë në javë. Kjo është mënyra më e thjeshtë për të forcuar zemrën, për të ulur stresin dhe për të mbajtur trupin në formë,” sugjeroi Qirko.

Kardiologu apeloi që të gjithë qytetarët, pavarësisht moshës, të mos e anashkalojnë shëndetin e zemrës.

“Kontrolloni yndyrnat në gjak, bëni analiza për diabetin dhe kujdesuni për stilin e jetës. Kujdesi për zemrën duhet të kthehet në edukatë. Vetëm kështu mund të shmangim tragjeditë e papritura që sjell infarkti,” përfundoi ai.

Related Posts

TRAGJEDI, hipopotami përmbys varkën me pasagjerë! Zhduken 11persona, mes tyre edhe një foshnje

Të premten në mëngjes ka ndodhur një tragjedi përgjatë lumit Sassandra, në qytetin Buyo të jugperëndimit të Bregut të Fildishtë, kur një hipopotam sulmoi një varkë të…

U qëIIua për vd*kje, vi’ktima punonjës i IKMT-së dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër (EMRI)

Armando Pali, i cili mbeti i vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Shkodër, mësohet se ishte punonjës i IKMT-së. Gjithashtu, sipas burimeve, ka qenë ish-anëtar…

Ku ndodhet ura më e frikshme në botë, ja arsyeja pse është cilësuar e tillë (Video)

Një urë e varur që shtrihet 150 metra mbi Grykën e Lumit Dadong në Chongqing të Kinës, është quajtur ura e varur më e frikshme në botë…

E RRALLË / Binjaket sia’meze bëhen nëna për herë të pàrë

Abby dhe Brittany Hensel janë bërë nëna për herë të parë. Dy gratë 35-vjeçare, me origjinë nga Minesota, janë binjake të bashkuara: ato kanë dy koka të…

Pasi u martua me 72 vjeçarin, vajza e re ka frike ta bejë në k’revat me të, sdo e besoni dot arsyen

Dikur, Nong Nat punonte në industrinë e filmave me pullë të kuqe. Por pasi u martua me një biznesmen amerikan, ajo hoqi dorë nga kjo punë. Sot,…

‘Stuhi të izoluara…’ Parashikimi javor i motit, ja cfarë pritet të ndodh në ditët në vijim!

Javën që vjen, moti në Shqipëri pritet të jetë kryesisht i ngrohtë dhe i kthjellët, me disa mundësi për reshje të izoluara, veçanërisht gjatë pasdites në fundjavë….