I “zhd*kur” prej kohësh, Flori Mumajesi përlot me postimin e papritur

Flori Mumajesi festoi ditëlindjen ditën e 23 gushtit, por dita e tij speciale nuk është e njëjta pa nënën e artistit. Ai bëri një postim në Instastory, ku rrëfeu pak për fëmijërinë dhe lidhjen e ngushtë që ka pasur me të ëmën.

“Dita e lindjes sime nuk është veç e imja. Është dita kur, mes lotësh dhe dhimbjes, erdhi ne jetë një djalë mbi katër kilogramë. Pas ditëve të numëruara një nga një, më 23 gusht një nënë u bë me djalë – me mua”, e nisi Flori postimin.

“Katër-pesë vitet e para jetova më shumë në kraharorin e saj se në tokë. Mbaj mend si shkrihesha sa herë më merrte në prehër, më vendoste këmbët mbi këmbët e veta, më ngrinte duart lart dhe këndonte:”ding dange, e ding dange”. Me lëvizjen e këmbëve më tundte, më bënte te kërceja, derisa qeshjet më mbyteshin dhe loja fillonte sërish nga e para”.

Flori tregoi për dashurinë dhe momentet e tij me mamanë:

“Deri vonë mbështetesha në gji, e përqafoja dhe e puthja nga këmbët deri në ballë. Kur zhytesha në qafë, ndonjëherë dëgjoja: “Jo, se jam me djersë.’ Unë qeshja: “Po, më plasi b*tha mua, se mos vjen erë djersa… vdes për këtë erë.” Me këtë erë jam rrit’. Era që kishim të dy – era jonë, era e nënës”.

Artisti u shpreh se herë pas here, ajo aromë i rikthehet, por tanimë, nëna dot nuk e uron:

“Edhe sot, herë pas here, për një çast më pak se një sekondë, ajo aromë kthehet sërish. Por tashmë nuk ka sy për ta parë, as zë për të uruar: “Gëzuar ditën që më linde, ditëlindjen tonë” duke kënduar:”ding dange, e ding dange…”.

Nëna e Florit ndërroi jetë në shkurtin e vitit 2021. Asokohe, në medie u raportua se ajo vuante nga problemet me zemrën. Këngëtari ka shprehur shpeshherë dhimbjen e tij dhe mungesën që e ka shënjuar,

Related Posts

Dhjetori i skandaleve/ Habit eksperti, ja personazhi më i klikuar nga shqiptarët

Tomi Kallanxhi në një lidhje live me nje studio televizive se personazhi më i klikuar për vitin 2025 nga shqiptarët. Sipas tij, top search është bërë emri…

Kjo shenjë do të ndihet më në fund sërish e gjallë në vitin 2026

Viti 2025 ka qenë veçanërisht i lodhshëm dhe sfidues për një shenjë të caktuar të horoskopit, por 2026 pritet të shënojë një kthesë të madhe: vitin kur…

FOTOT e motër e vëlla që u vr anë në Rrëshen. Një ngjarje që tronditi Shqipërinë, rikthehet në kujtesë pas 3 vitesh

Këta janë Esmeralda Filopati, 36 vjeçe, dhe vëllai i saj Vledison Filopati, 34 vjeç, të cilët 3 vite më parë u qëlluan për vdekje me armë zjarri…

Përse duhet të PUTHNI dikë mesnatën e Vitit të Ri?! Tradita që ju ndihmon të …

Nga festat e shfrenuara të Romës së lashtë te puthja simbolike e sotme, pse ky moment i mesnatës vazhdon të ketë kaq shumë rëndësi. Mbase qëndroni në…

E rëndë ne vend/ Gjendet i vd*kur çifti i të rinjve brenda një vile

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Pejës, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete në një vilë, në rrugën e…

10 gënjeshtrat e Ramës për vitin 2025

Nga treni elektrik që mbeti kantier, tek aeroporti i Vlorës pa fluturime, nga dëmshpërblimi i banorëve për zjarret deri te nafta e Shpiragut që u shua bashkë…