I fundit! Nga Tetori ndryshojne rregullat për të udhëtuar ne BE! Ja cdo u ndodhe në dogana

Bashkimi Evropian njoftoi se sistemi i ri i kontrollit kufitar për shtetasit që nuk janë nga blloku evropian, i cili do t’i japë fund vendosjes së vulave nëpër pasaporta, do të nisë zbatimin në tetor.

I ashtuquajturi Sistem i Hyrje/Daljes (EES) fillimisht ishte paraparë të hynte në fuqi nëntorin e vitit të kaluar, por u shty në momentet e fundit pasi disa shtete ende nuk ishin të gatshme që ta zbatonin.

Komisioni Evropian ka vendosur 12 tetorin e vitit 2025 si datë për nisjen e operacioneve për zbatimin e EES-së. Nga 12 tetori e tutje, EES-ja do të nisë gradualisht të zbatohet në kufijtë e jashtëm të 29 shteteve evropiane, për gjashtë muaj. Ky zbatim gradual do t’u japë autoriteteve, pasagjerëve dhe industrisë së transportit më shumë kohë për t’u përshtatur me procedurat e reja, tha BE-ja.

Sistemi është krijuar në nëntor të vitit 2017 dhe zbatimi i tij u shty disa herë. Sistemi pritet të vlejë për rreth 60 vende, përfshirë edhe ato të Ballkanit Perëndimor, për hyrjen e tyre në BE, si dhe në Zvicër, Norvegji, Islandë dhe Lihtenshtajn, të cilat janë pjesë e zonës Schengen.

EES-ja do të regjistrojë datën e hyrjes dhe daljes së vizitorëve dhe do të ketë të dhëna për qëndrimet e tejzgjatura dhe hyrjet e refuzuara.

Sipas sistemit të ri, udhëtarëve do t’u mblidhen të dhënat personale dhe biometrike – fotografitë e fytyrës dhe gjurmët e gishtërinjve.

Pasaportat në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë biometrike; në çipet e tyre ruhen gjurmët e gishtërinjve dhe fotografia, dhe janë plotësisht të harmonizuara me kushtet që ka kërkuar Bashkimi Evropian, në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të përfitojnë regjimin pa viza.

Zbatimi i këtij sistemi ka rritur frikën se do të ketë radhë dhe pritje të gjata për njerëzit që udhëtojnë për në Evropë me trena, tragete dhe aeroplanë.

Në mars, disa shtete anëtare u pajtuan që zbatimi të bëhet përmes fazave, që do të nisë më 12 tetor.

“Kjo do të rrisë sigurinë… duke na ndihmuar që të identifikojmë personat që tejkalojnë kohën e qëndrimit, të parandalojmë lëvizjet e parregullta dhe të ulim mashtrimet me dokumente dhe identitete”, tha Magnus Brunner, komisionar për Migrim.

Komisioni Evropian tha se për udhëtarët do të ketë fushata informuese në aeroporte dhe në pikëkalime kufitare në mbarë BE-në para se të nisë zbatimi i sistemit.

Sipas tij, periudha gjashtëmujore, sa është vendosur koha për përshtatjen me këtë sistem, është kohë e mjaftueshme për shtetet anëtare, udhëtarët dhe bizneset që të përshtaten me sistemin e ri.

Sipas zbatimit të planifikuar në faza, vendet anëtare të BE-së duhet të fillojnë të operojnë sistemin në gjysmën e pikave kufitare pas tre muajsh dhe ta kenë tërësisht funksional atë pas gjashtë muajsh.

“EES mund t’i marrë secilit udhëtar disa minuta shtesë për t’u përfunduar, prandaj përgatituni të prisni më gjatë se zakonisht në kufi sapo të nisë sistemi”, tha Ministria e Jashtme e Britanisë në një përditësim për udhëtime./ REL,

Related Posts

KUJDES! Mos bëni gabim të shkoni në Itali për Festat e Nëntorit, ja përse

Italia pritet të përfshihet nga kaosi në transport gjatë fundit të nëntorit, pasi janë paralajmëruar greva të mëdha që do të prekin si udhëtimet ajrore, ashtu edhe…

Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën punonjësi i kompanisë së internetit në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një person ka humbur jetën. Viktima ka ndërruar jetë pasi ka rënë në korrent gjatë punës pranë një…

Çudit Kryemadhi! Yuri Kim më kishte inat për shkak të prirjeve të ndryshme se’ks uale

Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar në “Kjo Javë” me Nisida Tufën dhe ka folur për ish-ambasadoren Yuri Kim, ku deklaroi se ka pasur përplasje me të…

Doktorit i ra të fikët kur mësoi se kush ishte pacientja e tij shtatzënë !!!!

Në një rast që tronditi të gjithë personelin e spitalit, një doktor u gjend përballë një situate që nuk e kishte pritur aspak. Pacientja e tij e…

5 rregullat si të bëhesh i pasur në Tiranë, ja cfarë duhet të bëni

Për të pasur sukses financiar në Tiranë ose në çdo vend tjetër, duhet të ndiqni disa hapa kryesorë: Planifikoni: Bëni një plan të qartë të qëllimeve tuaja…

Gjinekologia tregon se sa herë në javë duhet të kryeni marr*dhënie, arsyeja e forte

Gjinekologia: Përfitimet e marrëdhënieve intime të rregullta për gratë dhe çiftin Një gjinekologe e njohur ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve intime të rregullta mes bashkëshortëve, duke veçuar…