Motra e 36-vjeçares së vr*arë nga bashkëshorti në Greqi zbulon detaje tronditëse: E linte shtatzënë që të mos divorcoheshin!

GREQI- Detaje të reja tronditëse janë zbardhur nga dëshmia e motres së 36-vjeçares shqiptare e cila u vra na bashkëshorti i saj në hyrje të pallatit ku banonin në Volos. Motra e Marjola Nakoleci ka hedhur akuza ndaj kunatit të saj se ai kishte abuzuar me 36-vjeçaren gjatë martesë. Sipas saj motra e saj duroi dhunë fizike dhe seksuale. Ajo shtoi se bashkëshorti i saj e përdhunonte dhe e linte shtatzënë, me qëllim që ta mbante robëreshë e të mos divorcohej.

“Ajo shkonte dhe bënte aborte shpesh”, tha ajo, duke theksuar se 40-vjeçari e kërcënoi se nëse divorcohej prej tij, ai do të bënte më keq.

Sipas saj, çifti u takua në moshë të re. Ajo theksoi se sjellja e burrit ndryshoi në mënyrë dramatike kur ata patën fëmijë.

“Kur ai pati fëmijë, ai ndryshoi. Ai u bë abuziv, e rrihte”, tha motra e 36-vjeçares, duke folur për mediat greke. Motra e viktimës zbuloi se familja dinte për abuzimin, por nuk paraqiti asnjëherë denoncim tek autoritetet.

“Për shumë vite nuk folëm dhe është faji ynë. Sepse i thoja motrës sime të divorcohej, por ajo kishte frikë. Bëra gjithçka që munda për ta ndihmuar, me para, por ajo nuk mundi të përballonte”, tha ajo.

“Ai u thoshte fëmijëve ‘qëndroni larg, mbylleni gojën’ dhe e rrihte para tyre”, shtoi motra e 36-vjeçarit.

Pas vrasjes së 36-vjeçares autori u fsheh për më shumë se 24 orë, duke u përpjekur t’i shpëtojë arrestimit. Por ditën e djeshme, ai u gjet i fshehur në barin e një parcele toke, rreth 200 metra larg shtëpisë së tij, në një parking të vjetër. Dëshmitarë okularë dhe fqinjë raportuan se gjatë arrestimit ai po i bërtiste policisë se e kishte vrarë gruan e tij sepse ajo po e tradhtonte.

“I bëra mirë. Ajo e meritonte këtë. Nuk pendohem për asgjë”, dyshohet se ishin fjalët e para të vrasësit 40-vjeçar.

40-vjeçari mbante veshur rroba të ndryshme nga ato që mbante veshur gjatë vrasjes, të cilat dyshohet se i ka gjetur në kazanët e plehrave. Ndërkohë, as telefon celular dhe as thikë nuk iu gjet me vete. Nesër pritet të kryhet autopsia-autopsia e 36-vjeçares nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore i Selanikut, ku trupi i saj është transferuar tashmë.

Related Posts

Dhjetori i skandaleve/ Habit eksperti, ja personazhi më i klikuar nga shqiptarët

Tomi Kallanxhi në një lidhje live me nje studio televizive se personazhi më i klikuar për vitin 2025 nga shqiptarët. Sipas tij, top search është bërë emri…

Kjo shenjë do të ndihet më në fund sërish e gjallë në vitin 2026

Viti 2025 ka qenë veçanërisht i lodhshëm dhe sfidues për një shenjë të caktuar të horoskopit, por 2026 pritet të shënojë një kthesë të madhe: vitin kur…

FOTOT e motër e vëlla që u vr anë në Rrëshen. Një ngjarje që tronditi Shqipërinë, rikthehet në kujtesë pas 3 vitesh

Këta janë Esmeralda Filopati, 36 vjeçe, dhe vëllai i saj Vledison Filopati, 34 vjeç, të cilët 3 vite më parë u qëlluan për vdekje me armë zjarri…

Përse duhet të PUTHNI dikë mesnatën e Vitit të Ri?! Tradita që ju ndihmon të …

Nga festat e shfrenuara të Romës së lashtë te puthja simbolike e sotme, pse ky moment i mesnatës vazhdon të ketë kaq shumë rëndësi. Mbase qëndroni në…

E rëndë ne vend/ Gjendet i vd*kur çifti i të rinjve brenda një vile

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Pejës, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete në një vilë, në rrugën e…

10 gënjeshtrat e Ramës për vitin 2025

Nga treni elektrik që mbeti kantier, tek aeroporti i Vlorës pa fluturime, nga dëmshpërblimi i banorëve për zjarret deri te nafta e Shpiragut që u shua bashkë…