Fshehje të ardhurash dhe pastrim parash, kush janë dy financieret që i bënë “gropën” në SPAK Metës

Ilir Meta, Presidenti i Partisë së Lirisë (PL), i cili prej tetorit të 2024 ndodhet në qeli me vendim të Gjykatës së Posaçme (GJKKO-së) dhe kërkesë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) zbuloi së fundmi emrat e disa dëshmitarëve që janë pjesë e dosjes së tij. Meta ka përmendur emrat e dy financiereve që ka patur ndër vite në Lëvizjen Socialiste për Integrim, tashmë me emrin Partia e Lirisë. “Përveç Z. Petrit Vasili, asnjë tjetër nga dëshmitarët e SPAK-ut nuk është anëtar i Partisë së Lirisë sot.

Endrit Braimllari, edhe falë Dumanit, dihet botërisht se është bërë “rilindas” i thekur dhe ishte në listën e deputetëve të Partisë Socialiste.

Erion Brahimllari, është shkarkuar nga Partia e Lirisë që në Janar 2024 për veprimtari të dyshimtë dhe është pjesë e “Rilindjes”. Madje ishte edhe numërues i votave të saj në zgjedhjet e fundit për Partinë Socialiste.

Elena Gaçe, ish-financierja e LSI për 20 vite që nga themelimi është larguar në mënyrë të çuditshme në pranverë të vitit 2024 dhe pa dorëzuar detyrën e saj me shumë përgjegjësi, për të cilën i është bërë edhe thirrje publike disa herë në atë kohë. Ajo është punësuar sipas asaj vet në biznesin e Endritit (Braimllarit).

Znj. Mirela Merko, ish-kryefinanciere e LSI para 10 vitesh. Prej 6 vitesh nuk është pjesë e LSI, por është pjesë e administratës publike.

Z. Luan Rama, ish-Sekretar i Përgjithshëm i LSI, i vetëlarguar që në gusht 2021”, tha ndër të tjera Meta. Për Mirela Merkon, Meta nuk ka folur publikisht. Dyshohet se ajo që i ka bërë më shumë dëmin është Elena Gaçe.
Akuzat

Në kohën kur thirrej nga SPAK për t’u marrë në pyetje, Meta zbuloi se prokurorët e kanë pyetur për Elenën dhe një shifër prej 5 mijë dollarësh në vitin 2006. “Si mund t’i thuash ti Ilir Metës, a e njeh të Elenën. Po kush është Elena? Po ja, ajo punonjësja e Financës, e LSI. Po – i thashë – është njëra që ka punuar e ka ikur pa dorëzuar detyrën. Po patët mundësi i thoni, të vijë të dorëzojë detyrën se ka patur detyrë me rëndësi. A të ka dhënë ty Elena, 5 mijë dollarë në vitin 2006? Mua të më japë Elena? Nuk kishte si të më jepte se merrte rrogë te partia. Po janë në një numër llogarie që e ke ti me bashkëshorten tënde. Shkoni pyeteni atë, i thashë. Merren me histori, se mos ke diskutuar ti me Monikën në shtëpi, për këto veprime që ka bërë Monika në llogarinë e vet bankare, e ku e di unë përralla të tilla”, shpjegoi Meta, duke përmendur disa nga pyetjet që ai tha se i ishin bërë nga prokurorët.

Lidhja me Braimllarin

Po ashtu Meta vazhdoi të dirigjojë sulme nga burgu duke sulmuar Elena Gaçen dhe Endrit Braimllarin, i cili tha se do bashkëpunonte me PS pas largimit nga Partia e Lirisë. Zëdhënësja e Partisë së Lirisë tha se financierja që dëshmoi në SPAK kundër Metës është e punësuar në biznesin e Braimllarit. “Një përgjigje për “sufllaqexhiun” e grupit kriminal të SPAK-ut: “21 Nëntori”! Për herë të dhjetë në pak ditë, bashkëpunëtori i regjimit dhe i SPAK-u nga 21 nëntori 2023, Endrit Brahimllari, ka shpallur largimin nga Partia e Lirisë. E vërteta është se ky “sufllaqexhi” ordiner, që gdhihej dhe ngrysej duke “u përbetuar” për besnikëri të përjetshme ndaj Ilir Metës, prej 1 viti e gjysmë nuk është më pjesë e asnjë strukture tone politike dhe as anëtar i Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Shkak janë firmat e tij të paligjshme dhe të pamoralshme, si dhe marrja peng nga SPAK, bashkë me të disa afërm të tij. I kapur peng për shkak të firmave dhe veprimeve të papërgjegjshme, të parregullta dhe të pamoralshme, dhe tanimë i korruptuar deri në fyt, ky “sufllaqexhi” ordiner nga “zëri i qytetarëve” është kthyer në “një kërmill lëpirës”, në pritje për t’u kthyer në një përfitues të rëndomtë të zhvatjes së taksave të qytetarëve, a thua se “Rilindjes” nuk i mjaftojnë “sufllaqexhinjtë” e saj.

Nga një “besnik i jashtëzakonshëm” i Ilir Metës, Endrit sufllaqja tanimë është konvertuar edhe në një diversionit të ndyrë të SPAK-ut dhe të regjimit, që në bashkëpunim me të tjerë, prej një viti ka punuar kundër Partisë së Lirisë, i keqpërdorur në ekstrem nga “Rilindja” dhe Altin Dumani, siç po e dëshmon edhe vetë me zë e figurë. Duke i uruar biznesmenit më të ri Endrit Brahimllari, bashkëjetesë të suksesshme me “Prindin 1” dhe “Prindin 2”, dhe sa më shumë të ardhura në biznesin e ri fitimprurës që ka hapur me lekët që ka vjedhur, i kujtojmë se ka për detyrim të paraqitet sa më parë pranë Partisë së Lirisë dhe të japë sqarime për parregullsitë me financat që na la trashëgim, si dhe të dorëzojë mandatin e Këshilltarit që nuk i përket atij. Endriti e di shumë mirë që as në ëndrrat e tij më të bukura nuk e kishte parë të bëhej deputet dhe të kryesonte listën e këshilltarëve bashkiakë!

Ndaj bën mirë të kthejë mandatin e të vazhdojë të lëpijë andej nga është nisur! Endrit të presim të na kthesh edhe financiaren, sepse kaq detyrim para Partisë së Lirisë e ke! Zyra e Financës është e hapur nga ora 08:00, në pritje që të vish të japësh sqarime!”, tha PL para disa kohësh. Mbetët të shohim se çfarë kanë deklaruar dy financieret, Braimllari, apo Luan Rama për Ilir Metën, pasi ky i fundit paralajmëroi se do ruajë konfidencialitetin deri në seancën paraprake të gjykimit dhe pastaj do të bëjë publike të gjitha mashtrimet e SPAK sipas tij dhe të gjitha gjallesave të regjimit, që gjoja shprehet Meta se janë “prova të gjalla”, por që në fakt nuk kanë asgjë kundër tij. SOT.COM.AL

Related Posts

‘Ta këɳaq bυrrin edhe në përvjetorin e martesës’, Trajɳerja akυzohet për tr*dhëti (Foto)

Emri i Sadia Khan, trajneres së njohur të marrëdhënieve, po përmendet masivisht në rrjetet sociale, teksa një seri publikimesh kanë tronditur imazhin që ajo ka ndërtuar ndër…

‘Çmendet’ moti/ Raportohet për 14 të vd*kur

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën në Bali të Indonezisë pas përmbytjeve më të rënda në dekadën e fundit. Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje të mëdha…

Shtatzëna lind në oborrin e maternitetit të Durrësit, nëna dhe foshnja gëzojnë shëndet të plotë

Një nënë e re 23-vjeçare, nga Durrësi, e cila ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, ka lindur në oborrin e maternetitit të qytetit. Lindja e…

“Leku te c*ca”, Florjan Binaj shpërthen keq pasi Rama prezantoi këtë ministre

Aktori Florjan Binaj ka reaguar menjëherë pas prezantimit nga kryeministri Edi Rama të ministres së parë të krijuar me Inteligjencë Artificiale, të quajtur Diella. Binaj ironizoi vendimin…

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bejnë kërdinë në këtë vend, raportohet për 14 të vdekur

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën në Bali të Indonezisë pas përmbytjeve më të rënda në dekadën e fundit. Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje të mëdha…

Zgjedhjet e parakohshme në 6 bashkitë, Ngjela zbulon fituesit e mundshëm

“Berisha nuk vjen në pushtet me protesta” Duke folur për zgjedhjet e parakohshme lokale në 6 bashkitë e vendit, avokati Spartak Ngjela tha se PD nuk merr…