Vrau gruan në sytë e fëmijëve, shqiptari: E doja shumë, më iku truri kur zbulova tradhtinë e saj

Pandeli Nakoleci, 40-vjeçari shqiptar që tronditi Greqinë me vrasjen e gruas së tij 36-vjeçare para tre fëmijëve të mitur, ka dhënë dëshminë e tij në polici, ku ka tentuar të justifikojë aktin barbar duke pretenduar se ishte shtyrë nga xhelozia dhe tradhtia.

Sipas dëshmisë së tij, viktima i kishte pranuar se ishte shtatzënë me një burrë tjetër dhe se e kishte mashtruar për muaj me radhë. 40-vjeçari tha se ishte penduar për krimin që kishte kryer. “Ajo fliste me të tjerët në Facebook dhe ai ishte xheloz”.

Nakoleci pretendon se e donte në mënyrë “patologjike” bashkëshorten dhe nuk kishte pasur qëllim ta lëndonte. Por ekspertiza mjeko-ligjore e hedh poshtë këtë version, pasi trupi i viktimës kishte plagë të shumta, duke përfshirë një goditje fatale në kraharor dhe shenja të përpjekjeve për t’u mbrojtur.

“E doja shumë gruan time, në mënyrë patologjike. Nuk kisha planifikuar ta vrisja ose ta lëndoja, doja vetëm ta trembja me atë. U çmenda, më iku truri kur ajo më tha se fëmija që kishte humbur nuk ishte i imi dhe se do të më dërgonte foto dhe video me partnerin e saj të ri. Dyshimet e mia u konfirmuan. Që nga Pashkët e tutje, filloi e keqja. Një palë e tretë na shkatërroi jetën”, pohoi ai.

Vajza e çiftit ka dhënë gjithashtu një dëshmi tronditëse për momentet kur ndodhi vrasja. Ajo ka treguar me detaje se si ka ndodhur ngjarja e rëndë, duke u shprehur se kohët e fundit babai kishte nisur të bëhej agresiv, xheloz dhe i dhunshëm ndaj mamasë së saj. Sipas vajzës, ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda pak minutash dhe pasi babai dhe mamaja kanë debatuar me tone të larta, ai e ka goditur me thikë, ndërsa 36-vjeçarja kërkonte ndihmë dëshpërimisht.

“E pashë të gjithën kur edhe mamaja ime u ther me thikë. Ata u grindën sepse babai im ishte shumë xheloz, prandaj e bëri. Ata ishin grindur më parë, por nuk ishte kështu. Ne ishim mirë. Kohët e fundit ai filloi të ndryshonte. Ai punonte normalisht. Ai ishte normal. Ai nuk bërtiste, nuk pinte, asgjë nga këto. Nëna ime bërtiste ‘ndihmë, ndihmë’. Ai po shikonte telefonin e saj. Isha përpara. Nëna ime bërtiste ‘ndihmë, ndihmë’ dhe ai e bëri shpejt dhe iku. Pashë gjithçka dhe kur e goditi me thikë dhe kur ajo po bërtiste dhe kur e tërhoqi nga flokët dhe e hodhi përtokë, gjithçka. Ata ishin në dhomë, po bërtisnin. Nuk i kushtova shumë vëmendje, unë po flija. Pastaj mami filloi të thoshte ‘do të më vrasësh’ dhe ajo tha ‘fute të voglin brenda’ dhe pastaj mami filloi të vraponte dhe pastaj u lodh. Ishim unë dhe vëllai im, ai është 13 vjeç”.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të pallatit ku çifti jetonte, ndërsa fëmijët dëshmuan gjithçka. Të martën, 40-vjeçari pritet të dalë sërish përpara hetuesit, ku do të kërkojë falje për aktin e rëndë. Në të njëjtën kohë, autoritetet greke kanë nisur hetimet për kujdestarinë e fëmijëve, të cilët aktualisht janë nën kujdesin e familjes së nënës së ndjerë

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…