‘Anglia ka mbaruar’! Sunday Times, shqiptarët kthime vullnetare nga Britania, zbulohet sa para marrin

Sunday Times i kushton një shkrim të gjatë shqiptarëve të cilët vullnetarisht kthehen dhe marrin nga qeveria angleze shumën e 1.200 stërlinave.

Gazetari Richard Assheton ka udhëtuar drejt Kukësit dhe sjell historinë e kthimit vullnetar të 32-vjeçarit, Ardit Shehu.

“Ky shqiptar, azili i të cilit u refuzua, na deklaroi me një theks të rëndë londinez: ‘Bro, tani Anglia është e mbaruar’”.

Kështu nis artikulli Sunday Times.

Kjo thuhet në artikull sepse Britania e Madhe dhe Shqipëria kanë bashkëpunuar në një skemë riatdhesimi të përshpejtuar që ka zmbrapsur fluksin e mbërritjeve me gomone që në vitin 2022 arriti në gati 13.000 persona.

Sipas Sunday Times të Londrës që nga marrëveshja mes Rishi Sunak dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama në vitin 2022, Britania ka deportuar mbi 13,000 shqiptarë.

Kjo është afërsisht trefishi i numrit të atyre që deportoheshin gjatë viteve 2010. Shqiptarët janë tani kombësia më e deportuar dhe mbërritjet e tyre me varka të vogla kanë rënë me 95%.

“Policia, sa herë që flasim [në rrugë] na ndalon”, ka thënë një shqiptarë në një kafene në Kukës. “E di? Për të arrestuar shqiptarët, vetëm shqiptarët.”

Ai kishte jetuar në Barking në lindje të Londrës dhe kishte punuar me para në dorë në të zezë, në kantier ndërtimi, por u deportua gjashtë muaj më parë, tha ai.

Ervin Hoxha, ministri i Brendshëm ka deklaruar për Sunday Times: “Përpjekjet tona të përbashkëta e kanë kthyer këtë çështje në një histori suksesi.” Ai tha se Shqipëria ishte “mirënjohëse” ndaj Britanisë për bashkëpunimin.

Edval Zoto, i cili deri vitin e kaluar drejtonte një projekt të financuar nga Britania si pjesë e marrëveshjes për kthimet dhe përpiqej të bindte njerëzit nga Kukësi të mos emigronin drejt Britanisë, tha se: “Nuk mendoj se Rama po e përdor këtë marrëveshje për përfitim politik… përveç ruajtjes së marrëdhënieve të mira me Britaninë”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Related Posts

Përse duhet të PUTHNI dikë mesnatën e Vitit të Ri?! Tradita që ju ndihmon të …

Nga festat e shfrenuara të Romës së lashtë te puthja simbolike e sotme, pse ky moment i mesnatës vazhdon të ketë kaq shumë rëndësi. Mbase qëndroni në…

E rëndë ne vend/ Gjendet i vd*kur çifti i të rinjve brenda një vile

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Pejës, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete në një vilë, në rrugën e…

10 gënjeshtrat e Ramës për vitin 2025

Nga treni elektrik që mbeti kantier, tek aeroporti i Vlorës pa fluturime, nga dëmshpërblimi i banorëve për zjarret deri te nafta e Shpiragut që u shua bashkë…

Vendim i qeverisë/ Kompensime të të ardhurave mujore për disa kategori

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të…

Qeveria miraton vendimin/ Sa do rriten pensionet nga 1 janari 2026

Qeveria ka miratuar vendimin që zyrtarizon dhënien e bonuseve mujore për pensionistët në Shqipëri, të cilat do të nisin nga 1 janari 2026, si pjesë e paketës…

Visheni më 31 dhjetor për fat dhe bollëk, zbuloni ngjyrën fatësjellëse të 2026 për çdo shenjë Horoskopi

Astrologe Gjini ka treguar sot se çdo shenjë Horoskopi ka ngjyrën e vet fatësjellëse për këtë vit. Duke ditur ngjyrën që ju përshtatet, mund të thithni energji…