Parandjenja e gjyshes nuk i ndaloi dot, një i d’ehur ia mori vajzat përgjithmonë

Detaje rrënqethëse kanë dalë nga tragjedia e rëndë që i mori jetën dy motrave Dhimaku në aksin Sarandë–Delvinë mbrëmjen e djeshme.

Pak orë para aksidentit fatal, dy të rejat pasi kishin vizituar vëllain kishin marrë leje nga prindërit për të dalë në qytet, duke i thënë se do të pinin një kafe me shoqen e tyre, Antonelën, e cila fatmirësisht shpëtoi. Por ajo që sot tingëllon si një thirrje e fundit, erdhi nga gjyshja e tyre: e shqetësuar pas një ëndrre të keqe, ajo iu lut vajzave të mos iknin. Paralajmërimi i saj, për fat të keq, mbeti i pavlefshëm.

Sot, mbi fshatin Kopaçez ka rënë një hije e rëndë zie. Banorët tregojnë se babai i vajzave, Rizal Dhimaku, të cilin e njohin si “Zotja”, shihet në çdo çast duke vajtuar humbjen e papërballueshme. Ai, një bari i thjeshtë që i kishte rritur vajzat mes halleve e sakrificave duke shitur sherebel për të mbajtur familjen, sot është përballë dhimbjes më të madhe që mund të përjetojë një prind.

Një pakujdesi e një shoferi të dehur ua shoi jetën dy të rejave, duke lënë pas vetëm dhimbje, lot e kujtime të këputura në mes.

Related Posts

SPAK e akuzon për përfshirje në grupin e trafikut ndërkombëtar të dr*gës. Detaje nga arrestimi i oficerit të Antiterrorit

Publikohet fotoja e oficerit të Antiterrorit, Igli Haxhiaj i arrestuar së fundmi nga SPAK për përfshirje në grupin e organizuar kriminal të goditur nga autoritetet shqiptare në…

E trishtë! Ky është i riu që humbi j*tën në autostradën Tiranë-Durrës

Akil Gjeçi është 28-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur gjatë mesnatës në autostradën Tiranë-Durrës. I riu me origjinë nga Tropoja dyshohet se ka humbur…

Tragjedia ga zjarri në kompleksin rezidencial/ Shkon në 83 numri i viktimave dhe raportohen mbi 250 të zhdukur

Numri i viktimave nga zjarri në kompleksin rezidencial në Hong Kong, është rritur. Autoritetet njoftuan se deri në këto momente janë raportuar 83 viktima dhe 75 të…

‘Sofra e Pavarësisë’/ Osmani në Shkodër ia merr valles me Spiropalin. Foto

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali, së bashku me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, iu bashkuan festimeve për 113 vjetorin e Pavarësisë në Shkodër….

Psikologët bien dakord: Ky zakon parashikon ndarjen më shumë se çdo gjë tjetër

Psikologët bien dakord: kjo sjellje e parashikon ndarjen më shumë se çdo tjetër. Dhe është shenja më e fortë paralajmëruese për fundin e një marrëdhënieje Nuk janë…

Qeveria kërkon të anulohet “pezullimi”/ Kushtetuesja befason me vendimin për Ballukun…

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese nuk ka marrë vendim sot lidhur me kërkesën e qeverisë për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku. Treshja e gjyqtarëve, e përbërë…