Një qytetare nga Durrësi i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të raportuar një rast shqetësues që ka të bëjë me një grua të moshuar.
Sipas denoncimit, e moshuara ndodhet prej mëngjesit të djeshëm pranë Pallatit të Sportit në qytetin bregdetar dhe ka kaluar natën duke fjetur jashtë. Ajo u ka thënë kalimtarëve se mbiemrin e ka Lame dhe se ndodhet aty duke pritur nipin e saj që, sipas saj, duhet të vijë për ta marrë.
“Kjo gjyshe ka qenë këtu që dje në mëngjes, ka fjetur jashtë dhe kur dikush e pyet për diçka, thotë se po pret nipin. Mbiemrin e ka Lamë, ndodhet ke Pallati i Sportit në Durrës”, tha qytetarja që raportoi rastin.
Redaksia jonë bën apel që kushdo që mund ta njohë ose familjarët e saj të njoftohen sa më shpejt për ta marrë gjyshen pranë shtëpisë.