Detaje tronditëse nga vetëvr*sja e 15-vjeçarit nga Tirana: Në TikTok kishte ripostuar përmbajtje sa’tanike dhe esktreme!

Ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në Çukë të Sarandës, ku 15-vjeçari nga Tirana, Suen F., u gjet i vetëv arur në banesën e të afërmve, ka marrë një tjetër kthesë tronditëse.

Burime për JOQ Albania kanë bërë të ditur se në profilin e tij në rrjetin social TikTok, i mituri kishte ripostuar përmbajtje të rëndë dhe të papërshtatshme, mes tyre materiale me ngjyrim satanik, dhunë ekstreme dhe skena filmash të ndaluar në shumë vende të botës, për shkak të natyrës së tyre të tmerrshme.

Për arsye etike dhe për të mos traumatizuar lexuesit, këto video nuk do të bëhen publike, por fakti që një i mitur kishte aksesuar dhe shpërndarë një përmbajtje të tillë është alarmues.

Ky rast ngre edhe një herë pikëpyetje serioze për sigurinë e fëmijëve në internet, sidomos në platforma si TikTok, ku përmbajtja e rrezikshme shpesh qarkullon lirshëm dhe arrin tek adoleshentët. Prandaj, është tepër e rëndësishme që prindërit dhe familjet të jenë më vigjilentë, të monitorojnë aktivitetin online të fëmijëve dhe të flasin hapur me ta për rreziqet që fshihen pas këtyre materialeve.

Një bashkëmoshatare e tij ka treguar për JOQ Albania se djali kishte qenë nxënës në shkollën 9-vjeçare “Jeronim de Rada” në Tiranë dhe këtë vit do të niste gjimnazin. Ajo thotë se ndonëse nuk e njihte nga afër, shokët e shkollës e përshkruajnë si një djalë të qetë, ndërsa shton se ndihma psikologjike në shkollë ka munguar.

“Psikologia nuk ishte pothuajse kurrë në shkollë, nuk ndihmonte. Në fakt shkolla duhet të jetë vend ku ndihesh i sigurt, ku mund të shkosh për problemet e tua personale. Por nuk ka sistem të mirë. Ndihem shumë keq për këtë rast, edhe pse nuk e njihja nga afër. Nuk e di çfarë po ndodh me rininë tonë”, – u shpreh ajo.

Kjo tragjedi, përveç dhimbjes së madhe për familjen dhe shoqërinë, duhet të shërbejë si thirrje alarmi për institucionet arsimore dhe sidomos për prindërit: fëmijët nuk mund të lihen të vetëm përballë sfidave të internetit, bullizmit, presioneve shoqërore apo problemeve familjare.

Apeli është i qartë: kontrolloni, bisedoni dhe qëndroni më pranë fëmijëve tuaj. Vetëm kështu mund të parandalohet përsëritja e tragjedive kaq të dhimbshme.

Related Posts

Zbuloni “mëkatin” tuaj më të madh sipas shenjës së horoskopit

Shpesh i njohim të tjerët nga virtytet e tyre, por në horoskop ka gjithashtu një anë tjetër, më e errët: ajo e dobësive dhe “mëkateve” që secila…

Djali 13-vjeçar tentoi të shpëtonte nënën. Iu hodh në qafë babait për ta ndaluar

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 36-vjeçares shqiptare, Marjola Nakoleci. Mësohet se fëmijët e saj të mitur ndonesë të pafuqishëm kundrejt babai të tyre kanë…

“Numri yt i fatit sipas shenjës së horoskopit – A e di cili është?

Zbulo numrin tënd të fatit sipas shenjës së horoskopit – Cili është yti? Në astrologji, çdo shenjë e horoskopit lidhet jo vetëm me karakteristikat dhe prirjet e…

Helikopteri që fikte zjarre bie në liqen

Një incident ndodhi të diel në Liqenin Rosporden të Francës, ku një helikopter tip Morane 29 u rrëzua gjatë një misioni për shuarjen e një zjarri. Sipas…

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar midis deteve ëndërrimtare dhe kaosit të tmerrshëm!

Sjellja, infrastruktura dhe çdo detaj tjetër që është në dorë të njeriut dhe qeverisë lë për të dëshiruar dhe media italiane nuk ka nguruar ti nxjerrë në…

Horoskopi i Brankos për të martën, 26 gusht 2025: parashikimet për çdo shenjë të zodiakut

Të dashur miq të yjeve, edhe kjo e martë, 26 gusht 2025, sjell me vete vibrime kozmike që meritojnë vëmendje. Horoskopi i Branko-s për këtë ditë ju…