Djali 13-vjeçar tentoi të shpëtonte nënën. Iu hodh në qafë babait për ta ndaluar

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 36-vjeçares shqiptare, Marjola Nakoleci. Mësohet se fëmijët e saj të mitur ndonesë të pafuqishëm kundrejt babai të tyre kanë tentuar të shpëtojnë nënën nga duart e 40-vjeçarit. Mësohet se djali 13-vjeçar i familjes u përpoq të ndalonte babain që të mos i vriste nënën.

36-vjeçarja teska tentoi të largohej duke dalë nga pallati ku jetonin por 40-vjeçari e kapi dhe e goditi duke e vrarë. Djali i tyre mësohet se iu hodh në qafë babait dhe e tërhiqte për të mos e lejuar ta godiste me thikë.

Tentativa e të riut nuk pati sukses pasi babai i tij ishte më i fortë fizikisht dhe arriti të godiste bashkëshorten për vdekje dhe më pas u arratis. Edhe vajza u përpoq të ndihmonte nënën por nuk ia doli dhe pa me sytë e saj një masakër të rëndë që nuk do ta harrojë kurrë që u shkaktua nga vetë babai i saj.

Sipas saj debatet e mëparshme nuk kanë qenë kaq të mëdha sa ndodhi ditën fatale. Ajo u shpreh se babai i saj kishte nisur punë dhe ishte qetësuar. Ditën e ngjarjes çifti debatuan dhe sipas vajzës 36-vjeçarja i tha bashkëshortit që të ndahen.

Vajza shtoi se babai i saj veproi shpejt dhe e goditi me thikë 36-vjeçaren. Nëna sipas saj po bërtiste ndërsa ai e kapi nga flokët dhe e hodhi në tokë. Ajo shtoi se gjithçka ndodhi papritur dhe në sy të saj.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Related Posts

Zbuloni “mëkatin” tuaj më të madh sipas shenjës së horoskopit

Shpesh i njohim të tjerët nga virtytet e tyre, por në horoskop ka gjithashtu një anë tjetër, më e errët: ajo e dobësive dhe “mëkateve” që secila…

“Numri yt i fatit sipas shenjës së horoskopit – A e di cili është?

Zbulo numrin tënd të fatit sipas shenjës së horoskopit – Cili është yti? Në astrologji, çdo shenjë e horoskopit lidhet jo vetëm me karakteristikat dhe prirjet e…

Helikopteri që fikte zjarre bie në liqen

Një incident ndodhi të diel në Liqenin Rosporden të Francës, ku një helikopter tip Morane 29 u rrëzua gjatë një misioni për shuarjen e një zjarri. Sipas…

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar midis deteve ëndërrimtare dhe kaosit të tmerrshëm!

Sjellja, infrastruktura dhe çdo detaj tjetër që është në dorë të njeriut dhe qeverisë lë për të dëshiruar dhe media italiane nuk ka nguruar ti nxjerrë në…

Horoskopi i Brankos për të martën, 26 gusht 2025: parashikimet për çdo shenjë të zodiakut

Të dashur miq të yjeve, edhe kjo e martë, 26 gusht 2025, sjell me vete vibrime kozmike që meritojnë vëmendje. Horoskopi i Branko-s për këtë ditë ju…

Detaje tronditëse nga vetëvr*sja e 15-vjeçarit nga Tirana: Në TikTok kishte ripostuar përmbajtje sa’tanike dhe esktreme!

Ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në Çukë të Sarandës, ku 15-vjeçari nga Tirana, Suen F., u gjet i vetëv arur në banesën e…