Erion Veliaj kërc*non Edi Ramën: Pse s’po flas? Kam shtypur ‘mute’ se s’të duroj më, kur të flas do jetë lajm i madh

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, edhe pse i arrestuar dhe nën hetim nga SPAK, vazhdon të komunikojë me qytetarët përmes TikTok-ut, pikërisht në atë platformë që kryeministri Rama e ka shpallur “të dëmshme”. Në videon e fundit, Veliaj shfaqet me tone kërcënuese, duke shkruar: “Pse s’po flet?” – Kam shtypur ‘mute’, se s’të duroj më. Kur të flas, do jetë lajm i madh.” Burime pranë kampit të Veliajt pohojnë se ish-kryebashkiaku nuk po e duron më izolimin. Kujtojmë se në telefonatat e kryebashkiakut me vëllain e tij ai kërcënoi ministrin Ulsi Manja se do ta shkrinte për shtatë breza. Ai është ankuar se në burg i kishin bërë “zbor”, se e kishin lënë me njerëz që kishin mbi njëqind vite dënim penal dhe se kjo, sipas tij, ishte një rrezik i drejtpërdrejtë për jetën e tij. “Qelbësirë… nuk kam për t’ia fal. As Ols Dados, por sidomos Ulsi qelbësirës…”, ka thënë Veliaj, duke e quajtur ministrin “katundar i ndyrë”

A do të rrëfehet Veliaj?

Dyshohet se me mesazhin e fundit në Tik Tok, Veliaj po jep sinjale se do rrëfehet për aferat që implikojnë drejtpërdrejt njerëzit që e fundosën në PS. Ai ka në dorë dosje që nëse bëhen publike, mund të përmbysin jo vetëm Ramën, por të gjithë strukturën e PS-së në pushtet. Dhe këtë Rama e di shumë mirë. Erion Veliaj u promovua nga Rama si “djali i mirë” i Tiranës, si fytyra e re e PS-së, si trashëgimtari i natyrshëm. Por në një sistem ku besnikëria ka afat skadence, dhe ku çdo figurë e fortë kthehet në kërcënim për kryeministrin, edhe Veliaj nuk i shpëtoi fatit të paracaktuar. Tani, brenda burgut, nuk është më ai Veliaj që buzëqeshte para kamerave dhe mbillte pemë. Sot është një burrë politikisht i dëshpëruar, i vendosur për të mos rënë vetëm. Një njeri që e ndjen fundin, por që ka vendosur ta marrë dikë me vete.

Sinjalet

Gjithçka te Veliaj ka ndryshuar. Nga qelia e paraburgimit në Durrës, ku po qëndron prej muajit shkurt, ai ka pasur me tepri kohën për t’i analizuar në detaje rrethanat dhe njerëzit që e rrëzuan nga maja e pushtetit për ta hedhur në një qeli ku thotë se survejohet 24 orë në 24 nga kamera. Dhe kur gjykata vulosi paraburgimin dhe njerëzit e afërt ia shkarkuan nga bashkia ndërsa shokët e partisë e braktisën, Veliaj shprehu hapur disa ditë më parë sa pas sulmit ndaj tij nuk ishin vetëm prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani. Në mesazhet në rrjetet sociale ai nuk fajësoi vetëm këta të dy për goditjen shkatërruese që i dhanë, por flet për “persekutim” për një “eliminim politik”, për një bashkërendim të prokurorisë me “aktorë të tjerë”, për dhunë “të financuar” në protestat e opozitës dhe për një “tirani penale” apo “tirani speciale” që nuk ka asgjë të përbashkët me aspiratat për t’u integruar në Bashkimin Europian. Kur Veliaj flet për “eliminim politik” ai nuk godet më sistemin e drejtësisë, por strukturën politike që e mban atë në ekuilibër dhe në Shqipëri, kjo strukturë ka vetëm një emër: Edi Rama. Lideri që i shtriu dorën Veliajt në politikë, e mbrojti kur ishte ministër, e promovoi si kryebashkiak dhe i dha drejtimin e kryeqytetit si një trashëgimi politike, sot është shndërruar në njeriun që e la në baltë gjatë hetimit penal, lejoi linçimin e figurës së tij politike dhe në fund kur Veliaj ishte në momentet e tij më të vështira, ia zboi vartësit nga detyra, mbylli protestat kundër SPAK dhe ia mori bashkinë e Tiranës me dhunë. Karriera e Veliajt tashmë duket e pashpresë për t’u ringjallur. Nëse nuk do të ishte për pak media që ende i kanë qëndruar besnike për shkak të interesave të tyre, emri i tij është një temë tabu në Partinë Socialiste. Me mesazhin e fundit në Tik Tok, Veliaj paralajmëron se po pret momentin e duhur për të hapur “Kutinë e Pandorës”.

Related Posts

Qeveria kërkon të anulohet “pezullimi”/ Kushtetuesja befason me vendimin për Ballukun…

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese nuk ka marrë vendim sot lidhur me kërkesën e qeverisë për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku. Treshja e gjyqtarëve, e përbërë…

Krim në familje/ 63-vjeçari vr*t dy fëmijët, bashkëshorten dhe motrën

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Gjermani, ku një 63-vjeçar dyshohet se ka vrarë katër anëtarë të familjes së tij në tre lokacione të ndryshme, përpara se…

Lëvizje e re “anti-Berisha” në PD? Takimi pa kamera i figurave të njohura! Mes tyre edhe…

Një lëvizje e re brenda Partisë Demokratike duket se po merr formë. Burime për “Euronews” bëjnë me dije se sot në ambientet e një hoteli privat në…

🔆💘 – H0T M0DELS – 💘🔆

Ndryshim i rëndësishëm për shkollat shqiptare/ Duke filluar nga viti 2026 do të…

Arsimi parauniversitar do të ndryshojë tërësisht kurrikulën mësimore. Nga shtatori i 2026 tekstet e nxënësve në shkolla do të jenë më të thjeshta dhe më konkrete se…

E bujshme! Nis lëvizja e re politike! Thyhet PD! Zbulohet takimi i fshehte, ja kush janë figurat e mëdha (EMRAT)

Brenda Partisë Demokratike po konturohet një lëvizje e re politike, e cila pritet të ndezë debatet e brendshme dhe të sjellë riformatim të ekuilibrave pas zgjedhjeve të…