E pabesueshme! Nëna ndjek vajzën 11-vjeçare me thikë në rrugë, momenti kapet LIVE në video

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin e Adanas në Turqi, ku një nënë është filmuar teksa vraponte pas vajzës së saj 11-vjeçare në rrugë, duke mbajtur një thikë buke në dorë.

Sipas mediave turke, gruaja e cila dyshohet se vuan nga probleme të rënda mendore, u hodh mbi vajzën në lagje, duke shkaktuar panik tek banorët që ndodheshin aty pranë. Fatmirësisht, fqinjët ndërhynë në kohë dhe arritën ta ndalonin, duke parandaluar një tragjedi

Videoja e ngjarjes është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shkaktuar indinjatë të madhe. Autoritetet kanë konfirmuar se e mitura është e sigurt dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e shërbimeve sociale.

Ndërkohë, nëna është arrestuar dhe është dërguar për ekzaminim psikiatrik. Policia turke ka nisur një hetim për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Ngjarja ka hapur debat të madh në opinionin publik turk mbi mungesën e mbështetjes për personat me probleme mendore dhe mbrojtjen e fëmijëve në raste të tilla,

Related Posts

Përse duhet të PUTHNI dikë mesnatën e Vitit të Ri?! Tradita që ju ndihmon të …

Nga festat e shfrenuara të Romës së lashtë te puthja simbolike e sotme, pse ky moment i mesnatës vazhdon të ketë kaq shumë rëndësi. Mbase qëndroni në…

E rëndë ne vend/ Gjendet i vd*kur çifti i të rinjve brenda një vile

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Pejës, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete në një vilë, në rrugën e…

10 gënjeshtrat e Ramës për vitin 2025

Nga treni elektrik që mbeti kantier, tek aeroporti i Vlorës pa fluturime, nga dëmshpërblimi i banorëve për zjarret deri te nafta e Shpiragut që u shua bashkë…

Vendim i qeverisë/ Kompensime të të ardhurave mujore për disa kategori

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të…

Qeveria miraton vendimin/ Sa do rriten pensionet nga 1 janari 2026

Qeveria ka miratuar vendimin që zyrtarizon dhënien e bonuseve mujore për pensionistët në Shqipëri, të cilat do të nisin nga 1 janari 2026, si pjesë e paketës…

Visheni më 31 dhjetor për fat dhe bollëk, zbuloni ngjyrën fatësjellëse të 2026 për çdo shenjë Horoskopi

Astrologe Gjini ka treguar sot se çdo shenjë Horoskopi ka ngjyrën e vet fatësjellëse për këtë vit. Duke ditur ngjyrën që ju përshtatet, mund të thithni energji…