Erion Veliaj po kërcënon Edi Ramën ? “Kur të flas unë ti do jesh lajm i fundit”/ Video

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet aktualisht në burg, por vazhdon të komunikojë me publikun përmes rrjeteve sociale. Këtë herë, ai ka zgjedhur sërish TikTok-un, ku publikoi një video me një mesazh të koduar.

Shumë analistë dhe komentues të fenomeneve politike ja faturojnë arrestimin e tij luftës me Ramën për Partinë Socialiste edhe pse kurrë nuk ka pasur një konfirmim nga dy të interesuarit.
Në postim, Veliaj shprehet se për momentin ka zgjedhur heshtjen, por paralajmëron se kur të flasë, deklaratat e tij do të kthehen në “lajm të fundit”.

“Je kaq i qetë. Modaliteti i heshtur është aktiv sepse nuk më pëlqen më. Kur të flas unë, ti do jesh ‘breaking news’,” shkruan ai, duke e shoqëruar mesazhin me pamje nga aktivitete të ndryshme.

Nuk dihet ende për kë ose për çfarë konkretisht është ky paralajmërim, por Veliaj lë të kuptohet se fjala e tij do të ketë ndikim të madh mediatik. Kjo nuk është hera e parë që ai përdor TikTok-un për të përcjellë sinjale nga qelia, shpesh duke ndjekur trendet e rrjetit për të komentuar mbi situatën e tij apo hetimet që po zhvillohen

Veliaj është shpallur zyrtarisht i pandehur, i akuzuar për 9 raste korrupsioni pasiv, fshehje pasurie dhe pastrim parash. Ai u arrestua më 10 shkurt dhe që prej asaj date mbahet në paraburgim me urdhër të SPAK, për shkak të akuzave të rënda që rëndojnë mbi të.

Sipas hetimeve, SPAK e akuzon kryebashkiakun dhe bashkëshorten e tij për ngritjen e një skeme përfitimi ryshfetesh përmes disa organizatave joqeveritare, me qëllim pasurimin personal. Hetimi nisi pas një kallëzimi të dorëzuar nga një profil i rremë me emrin “Nesti Angoni”, një identitet i sajuar që nuk ekziston në regjistrat shqiptarë. Ky fakt ka hapur debate dhe aludime mbi personin e vërtetë që fshihet pas kësaj nofke, por deri më tani identiteti mbetet i panjohur,

Related Posts

Përse duhet të PUTHNI dikë mesnatën e Vitit të Ri?! Tradita që ju ndihmon të …

Nga festat e shfrenuara të Romës së lashtë te puthja simbolike e sotme, pse ky moment i mesnatës vazhdon të ketë kaq shumë rëndësi. Mbase qëndroni në…

E rëndë ne vend/ Gjendet i vd*kur çifti i të rinjve brenda një vile

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Pejës, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete në një vilë, në rrugën e…

10 gënjeshtrat e Ramës për vitin 2025

Nga treni elektrik që mbeti kantier, tek aeroporti i Vlorës pa fluturime, nga dëmshpërblimi i banorëve për zjarret deri te nafta e Shpiragut që u shua bashkë…

Vendim i qeverisë/ Kompensime të të ardhurave mujore për disa kategori

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të…

Qeveria miraton vendimin/ Sa do rriten pensionet nga 1 janari 2026

Qeveria ka miratuar vendimin që zyrtarizon dhënien e bonuseve mujore për pensionistët në Shqipëri, të cilat do të nisin nga 1 janari 2026, si pjesë e paketës…

Visheni më 31 dhjetor për fat dhe bollëk, zbuloni ngjyrën fatësjellëse të 2026 për çdo shenjë Horoskopi

Astrologe Gjini ka treguar sot se çdo shenjë Horoskopi ka ngjyrën e vet fatësjellëse për këtë vit. Duke ditur ngjyrën që ju përshtatet, mund të thithni energji…