Skip to content

Pamje tɾonditëse në Borsh, pɾonari i hotelit suIet të νɾasë punëtoret e tij, nënë e bijë

Himarë – Konflikti në hotel në Borsh, 26-vjeçari arrestohet pasi kërcënoi punonjëset me armë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në Borsh, ku pas ndërhyrjes së shpejtë të Policisë së Himarës u parandalua përshkallëzimi i një konflikti që mund të kishte pasoja të rënda për jetën e qytetarëve.

Si ndodhi ngjarja

Sipas të dhënave zyrtare, Emanuel Shkëmbi, një 26-vjeçar, pronar hoteli, gjatë një sherri për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri tip pistoletë dy punonjëset e tij – nënë e bijë, përkatësisht A. O., 21 vjeçe, dhe R. O., 53 vjeçe.

Pas marrjes së njoftimit, policia organizoi operacionin dhe arrestoi në flagrancë autorin, shtetasin Emanuel Shkëmbi, 26 vjeç, banues në Himarë.

Ai do të përballet me akuzat për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”.

Procedime edhe për babain dhe një të moshuar

Hetimet zbuluan se në konflikt ishte përfshirë edhe babai i autorit, A. Shkëmbi, 56 vjeç, i cili ka goditur fizikisht njërën prej punonjëseve. Për këtë arsye, ndaj tij nisi procedimi penal për veprën “Dëmtime të tjera me dashje”.

Ndërkohë, një i moshuar 76-vjeçar, P. B., akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin duke fshehur armën e përdorur nga 26-vjeçari pas ngjarjes. Ai do të përballet me akuzën “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Sekuestrimi i armës

Gjatë kontrollit në hotel, policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit tip pistoletë, një krëhër dhe 8 fishekë, të cilat ishin fshehur në një prej dhomave.

Vijojnë hetimet

Materialet i janë kaluar Prokurorisë, ndërsa vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe verifikimin e rrethanave që çuan në konfliktin e dhunshëm. /noa.al

Published inTë fundit