Deputeti socialist Erion Braçe kërkon menjëherë ndryshimin e dy ligjeve në Kodin Rrugor dhe Kodin Penal, që kanë të bëjnë me aksidentet rrugore dhe abuzimin me fuqinë e detyrës të punonjësve të shtetit, që përdorin edhe armët e shërbimit për ngjarje kriminale.
Ligjvënësi ka reaguar sot fuqishëm nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë e aksidentit në Sarandë, ku vdiqën dy motrat Dhimaku dhe u plagos një vajzë e tretë, kurse autori i dyshuar dhe i arrestuar tashmë, Kevi Norra, rezulton se është një punonjës i Ministrisë së Brendshme, që ishte i dehur në timon, me shpejtësi dhe në parakalim të gabuar.
Braçe e cilëson një vrasje dhe jo një aksident rrugor, ndaj kërkon ndryshimin e ligjit për këto raste dhe ashpërsimin e tij.
Gjithashtu, teksa bën postimin prekës për dy motrat që humbën jetën në mënyrën më të pafajshme, ai ngre zërin për rritjen e fuqisë së ndëshkimit nga ligji për këto raste.
Postimi i Erion Braçes:
“DY VAJZA TE REJA FARE U PERCOLLEN DJE NE BANESEN E FUNDIT;
NUK E IMAGJINOJ DOT DHIMBJEN E NENES SE TYRE, BABAIT TE TYRE, GJITHKUJT QE I NJOHU E NDAU JETEN E SHKURTER ME TO! ESHTE E TMERRSHME, NUK KA
NGUSHELLIM, FARE!
Kam prej mengjesit te djeshem qe degjoj: AKSIDENT, AKSIDENT RRUGOR!
JO00O00000! NUK ESHTE AKSIDENT!
TE DEHESH, TE MARRESH MAKINEN, TE DALESH ME TE NE RRUGE, TE ECESH ME SHPEJTESI PERTEJ NORMES, TE HYSH NE PARAKALIM TE GABUAR DHE TI SHKOSH TJETRIT PERBALLE NE KORSINE E TIJ-NUUUUK ESHTE AKSIDENT;
AS AKSIDENT ME PASOJE VDEKJEN!
ESHTE VRAAAAAASJEEEEEEE ME PASOJE VDEKJEN E DY VAJZAVE TE REJA DHE PLAGOSJEN E NJE TE TRETE!
KODI YNE RRUGOR E KODI YNE PENAL NUK E NJEH KETE NOCION-NDERKOHE NE RRUGE NDODH SI VRASJE ME DASHJE MADJE!
Duhet te ndryshojme dy ligjet sa me pare;
Degjoja dje arrestohet shoferi, ishte i dehur, ishte me shpejtesi, hyri ne parakalim te gabuar;
JA U ARRESTUA, PO PASTAJ? DO HETOHET E GJYKOHET PER AKSIDENT ME PASOJE VDEKJEN? NUK ESHTE I TILLE!
E dyta, degjova po dje se autori eshte punonjes i ministrise se Brendeshme; NUK E DI NE QENDRON KJO APO JO; Por nje ligj i ri per pergjegjesite pertej punes qe bejne per PUNONJESIT E SHTETIT DUHET TE HARTOHET SA ME PARE, TANI; Doemos keta duhet te kene pergjegjesi publike me shume se cdo qytetar i zakonshem.
Degjoj shpesh, perdori armen e sherbimit e vrau gruan, sulmoi komshiun, kercenoi nje tjeter ne lokal, ndertoi pa leje, shkeli ligjin dhe ne fund, ISHTE PUNONJES I SHTETIT;
KJO NUK DUHET TE NDODHE ME!
ME LIGJ CDO PUNONJESI SHTETI DUHET TI NGARKOHEN PERGJEGJESI E TI KUFIZOHEN AKTE QE KANE NE THELB PALIGJSHMERINE DUKE PERDORUR FUQINE E TE QENIT NE NJE ZYRE SHTETI!”.