Gjendet trupi i biznesmenit, shokut të ngushtë të aktorit Kıvanç Tatlıtuğ, pas 19 ditësh kërkimesh

Pas 19 ditësh kërkime intensive, autoritetet turke kanë gjetur në një thellësi prej 68 metrash trupin e biznesmenit Halit Yukay, jahti i të cilit ishte zbuluar më herët gjysmë i fundosur dhe i dëmtuar pranë brigjeve të Artaki, në Detin e Marmarasë.

Ngjarja nisi më 4 gusht, kur Yukay lundroi i vetëm nga Gialova drejt Mykonos me varkën e tij “GrayWolf”. Po atë ditë, familjarët humbën kontaktet me të dhe njoftuan autoritetet. Një ditë më vonë, një anije tregtare që kalonte pranë Turanköy raportoi se kishte parë pjesë të jahtit të fundosura në det.

Që prej atij momenti, nisi një operacion i gjerë kërkimi ku morën pjesë forcat e Rojës Bregdetare, njësitë speciale të policisë detare dhe zhytës ushtarakë nga disa qytete. Pas shumë ditësh pa rezultat, trupin e biznesmenit e gjetën zhytësit në pikën ku ishte zbuluar edhe jahti, duke përdorur sonar dhe robot nënujor (ROV) për identifikimin.

Halit Yukay, i njohur në qarqet e biznesit dhe mik i ngushtë i aktorit të famshëm turk Kıvanç Tatlıtuğ, pritet të nxirret nga deti përmes një sistemi të posaçëm “ashensori”, në mënyrë që procesi të kryhet me kujdes dhe siguri.

Operacioni i zhytësve ushtarakë pritet të përfundojë brenda orëve në vijim.

Related Posts

Qeveria kërkon të anulohet “pezullimi”/ Kushtetuesja befason me vendimin për Ballukun…

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese nuk ka marrë vendim sot lidhur me kërkesën e qeverisë për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku. Treshja e gjyqtarëve, e përbërë…

Krim në familje/ 63-vjeçari vr*t dy fëmijët, bashkëshorten dhe motrën

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Gjermani, ku një 63-vjeçar dyshohet se ka vrarë katër anëtarë të familjes së tij në tre lokacione të ndryshme, përpara se…

Lëvizje e re “anti-Berisha” në PD? Takimi pa kamera i figurave të njohura! Mes tyre edhe…

Një lëvizje e re brenda Partisë Demokratike duket se po merr formë. Burime për “Euronews” bëjnë me dije se sot në ambientet e një hoteli privat në…

🔆💘 – H0T M0DELS – 💘🔆

Ndryshim i rëndësishëm për shkollat shqiptare/ Duke filluar nga viti 2026 do të…

Arsimi parauniversitar do të ndryshojë tërësisht kurrikulën mësimore. Nga shtatori i 2026 tekstet e nxënësve në shkolla do të jenë më të thjeshta dhe më konkrete se…

E bujshme! Nis lëvizja e re politike! Thyhet PD! Zbulohet takimi i fshehte, ja kush janë figurat e mëdha (EMRAT)

Brenda Partisë Demokratike po konturohet një lëvizje e re politike, e cila pritet të ndezë debatet e brendshme dhe të sjellë riformatim të ekuilibrave pas zgjedhjeve të…