Po kalonte vizat e bardha, makina “fluturon” në ajër qytetarin në Kamëz

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Kamëz, pak metra larg Universitetit Bujqësor.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se një makinë ka përplasur një qytetar që po kalonte te vizat e bardha.

Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe qytetari ka pësuar lëndime në kokë.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca, por drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët e kësaj zone janë tepër të shqetësuar për aksidentet e shpeshta në këtë rrugë.

“Makinat ecin me shpejtësi të madhe sepse rruga është në dyshezë. Nuk ka as semafor, as sinjalistikë të qartë. Jemi të rrezikuar çdo ditë”, thonë qytetarët.

Sipas banorëve, situata rëndohet edhe më shumë nga shkurret dhe pemët përgjatë trafindarëseve që pengojnë dukshmërinë për shoferët dhe kalimtarët.

Gjithashtu, vendosja e shpeshtë dhe e çrregullt e vizave të bardha, pothuajse çdo 100 metra, shihet si një tjetër rrezik i përditshëm. Qytetarët kanë kritikuar kryetarin e bashkisë, Rakip Suli, duke e akuzuar se vendosja e vizave është bërë në funksion të bizneseve private, pa marrë parasysh sigurinë publike.

Edhe pse në këtë aks rrugor ndodhen dy mbikalime shumë pranë njëri-tjetrit, Bashkia e Kamzës ka vendosur viza të bardha në mes të segmentit, duke krijuar konfuzion dhe rrezik për këmbësorët që kalojnë çdo ditë.

Banorët i bëjnë thirrje autoriteteve për ndërhyrje të menjëhershme, për të parandaluar aksidente të tjera që mund të përfundojnë edhe në tragjedi.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…