“Bënin dy punë për shërimin e vëllait…”/ Halla e dy motrave që vdiqën në aksident: Djali i vogël ende nuk e di, kemi frikë se…

Dhimbja e madhe ka kapluar familjen e dy motrave Dhimaku që humbën jetën tragjikisht në aksidentin në Sarandë pasi makina e tyre u aksidentua nga makina e 23 vjeçarit, Kevin Norra, i cili rezultoi se ishte nën efektin e alkoolit.

Elvisa dhe Rezina kishin dalë mbrëmjen e 24 gushtit nga shtëpia për të shkuar në Sarandë, aty ku punonin për të ndihmuar familjen, por 30 minuta pas largimit nga banesa, familjarët u njoftuan për tragjedinë.

Ndërsa fjalë nuk kanë për të përshkruar tragjedinë që po përjetojnë, halla, xhaxhai dhe daja i vajzave duke folur për korrespondentin e Top Channel Mikel Marsi, bëjnë apel që të ndihmohet familja për kurimin e djalit të tyre të vetëm 7 vjeçar, i cili vuan nga leuçemia.

Ata thonë se ai ende nuk e di lajmin e vdekjes së dy motrave, ndërsa e kanë larguar edhe nga banesa për të mos kuptuar ende se çfarë ka ndodhur. Ata shtojnë se më i vogli i familjes ishte shumë i lidhur me dy motrat e tij, 22 dhe 20 vjeçe, dhe se i druhen përkeqësimit të shëndetit të tij kur të mësojë humbjen e tyre.

“Jetojmë në këtë dhimbje kaq të madhe, nuk mund të flas shumë. Dy çupat më ikën, nuk kthehen më. Në mbrëmje çupat kishin dalë për të shuar në punë. Punonin dy punë për shërimin e vëllait. Erdhën në shtëpi nga puna, u qetësuan dhe u nisën për punë sërish se punonin në Sarandë, shisnin misra…. 30 minuta pasi ikën erdhi lajmi. Ikën!

Djali nuk di gjë për këtë, ai ishte shumë i lidhur me to. E kemi larguar nga shtëpia. Kushdo që mundet të na ndihmojë që të kurojmë djalin, dhe ta shpëtojmë”, u shpreh halla e tyre mes lotësh.

Thirrjeve për ndihmë për të shpëtuar jetën e djalit 7-vjeçar i është përgjigjur “Fondacioni Firdeus” dhe emisioni ‘Shqiptarët për Shqiptarët” që transmetohet në Top Channel./TCH

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…