“U sëmura nga produktet e thonjve në sallon!”

Një parukiere në Tiranë ka ndarë përvojën e saj personale, duke treguar se është detyruar të heqë dorë nga shërbimi i thonjve në sallon, pas komplikacioneve shëndetësore të shkaktuara nga produktet që përdorte çdo ditë. Ky rrëfim vjen pasi BE ndaloi manikyr-xhelin për shkak të një përbërësi toksik që mund të ndikonte në fertilitet.

Ajo shprehet se prej dy muajsh nuk ofron më këtë shërbim, pasi vuante nga kruajtje të lëkurës, dhimbje të forta stomaku dhe gastrit, të cilat, sipas analizave të kryera në QSUT, rezultuan të lidhen drejtpërdrejt me produktet e thonjve.

DENONCIMI

“Përshëndetje. Unë jam parukiere dhe u bënë 2 muaj që e kam hequr fare shërbimin e thonjve në sallon për shkak të komplikacioneve shëndetësore që më jepnin. Kruarje lëkure, gastrit në stomak nga pluhurat dhe aromat. Isha përditë me dhimbje stomaku. Bëra testin e alergjisë në QSUT.

Nuk i thashë doktorit çfarë pune bëja se e dija që do më thoshte: “E ke nga profesioni.” Dhe rezultati doli që problemi ishin produktet e thonjve. E kuptoj që shumë goca dhe gra ngelen pa punë, por më e rëndësishme është shëndeti. Të mendojnë për veten dhe fëmijët.

Do bëjnë një punë tjetër, fundi i një pune shërben si fillim i një pune më të mirë. U çudita edhe vetë kur lexova që elementi nr. 7 ishte shkaktari i problemeve të mia. Sado cilësore të jenë produktet, të japin dhimbje koke pas disa orësh pune, dhe aspiratorët që thithin pluhurin e thithin nga lart dhe e shpërndajnë anash.

Të mos flasim pastaj për higjienën e pajisjeve, se nuk dua të kaloj në temë tjetër e të akuzoj koleget. Se me këto çmime që i punojnë, nuk del kosto produkti dhe dezinfektim, e pastaj të mendojnë për fitime të ngelura.”

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…