Dënohen me burg 6 shqiptarë në Britaninë e Madhe. “Gabimi i madh” që ndihmoi policinë t’i kapte (EMRAT+FOTO)

Gjashtë shqiptarë Britani e Madhe janë dënuar me burg, për shkak se akuzohen si pjesëtarë të një grupi kriminal për trafik kokaine.

Bëhet fjalë për Saimir Neziraj, Nertil Halili, Edmir Beqiri, Ergys Abdyli, Ardian Gjeta dhe Jorgo Brachousai.

Sipas njoftimit të policisë së Wiltshire, arrestimi i tyre erdhi pas një hetimi 6-mujor, i quajtur “Operation Young”. Oficerët e Njësisë së Krimeve të Rënda dhe të Organizuara (SOCU), arritën të identifikonin të gjitha vendet e përdorura nga shqiptarët për të fshehur lëndën narkotike.

Grupi kriminal drejtohej nga Saimir Neziraj. Ai kontrollonte një linjë kokaine, të quajtur “Denzel” që furnizonte të gjithë përdoruesit e rregullt në Swindon.

Sipas skemës së krijuar, Neziraj mblidhte paratë dhe siguronte lëndën narkotike, Beqiri ruante në magazinë kokainën, ndërsa Gjeta dhe Brachousai shpërndanin çdo ditë drogën.

Gjurmët drejt shqiptarëve ranë më 1 shkurt 2024, kohë kur oficerët vunë re Nezirajn duke udhëtuar me makinë për në Londër. Neziraj i mori drogën Abdylit, për ta transferuar në Swindon. Më pas, kjo sasi lëndë narkotike është magazinuar dhe ruajtur nga Beqiri.

Sakaq, Nertil Halili në Derbyshire, kishte rolin e “menaxherit”. Ai mbante telefonin e “Denzel” dhe me ndihmën e Nezirajt, organizonte shpërndarjen e kokainës në rrugët e Swindon.

Gabimi më i madh i bërë prej këtij grupi kriminal që ofroi më shumë prova për autoritetet, ishte në mars të vitit 2024, kur uniformat blu panë Halilin dhe Nezirajn duke u takuar në zonën e West Bromwich të Midlands. Në këtë takim, Halili i dha telefonin Nezirajt.

Më pas, oficerët e Policisë së Wiltshire, së Derbyshire dhe Metropolitane kryen një seri bastisjesh të koordinuar në Swindon, Derby dhe Londrën veriore gjatë fillimit të marsit 2024, kur u sekuestruan sasi të mëdha parash dhe droge, ashtu sikurse dhe u arrestuan të pandehurit.

Sakaq, anëtarët e grupit kriminal kanë pranuar krimin e bërë prej tyre. Kështu, të pandehurit u dënuan:

Saimir Neziraj, 32 vjeç, me 8 vite burgim

Nertil Halili, 29 vjeç, 7 vite e 10 muaj heqje lirie

Edmir Beqiri, 37 vjeç, 3 vite e 8 muaj burg

Ergys Abdyli, 26 vjeç, 5 vite e 11 muaj heqje lirie

Ardian Gjeta, 26 vjeç, 2 vite e 1 muaj burgim

Jorgo Brachousai, 24 vjeç, 16 muaj heqje lirie.

Oficeri i kësaj çështjeje, DC Hunt nga SOCU, në një komunikim për media, ka folur mbi rëndësinë e goditjes së këtij grupi kriminal në Swindon.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…