Ikona e festìvaleve të vìteve ’90: Sì u rrìt Ema Qazìmì në jetìmore me nënën gjallë

Ema Qazimi njihet si kaçurrelsja më e bukur e festivaleve të viteve ’90, por edhe ndër të paktat këngëtare që solli një stil të ri me veshjet e saj asokohe.

Edhe sot Ema ruan të njëjtën freski sa që duket sikur koha për të ka mbetur në vend.

Ajo ka vite që e ka lënë skenën, por këngët e saj dëgjohen edhe sot e kësaj dite nga të gjithë brezat.

Ema Qazimi është rritur në jetimore. I jetonte nëna, pa mundur t’i merrte dhe jepte dashuri.

Deri në klasën e pestë jetoi në Shtëpinë e fëmijës, sepse një urdhër i dalë nga qeveria e asaj kohe vendosi që aty duhej të strehoheshin vetëm fëmijët që u mungonin të dy prindërit.

Por, i ati Emës, e kishte të pamundur të plotësonte detyrimet e asaj tufe fëmijësh edhe pse nuk i mungonte kujdesi dhe dhembshuria.

“Një pjesë të fëmijërisë, 4 vjet i kam kaluar në Shtëpinë e Fëmijëve 8 Nëntori, sot “Zyber Hallulli”. Kam bërë 4 vjetët e shkollës fillore aty, duke qenë se familja ime kishte probleme sociale dhe ekonomike.

Në jetimore unë kam qenë bashkë me 3 motrat e mia. Kam një nostalgji për atë kohë, për atë jetë. Ndjej emocione kur e kujtoj, aq emocione, saqë nuk i kam ndjerë as në skenë”, është shprehur vetë artistja.

Në vitin 1972, kreu shkollën e mesme artisitke “Jordan Misja” në Tiranë, në degën teori muzike.

Me një karrierë të pasur muzikore mbi dyzet vjet në skenë, filloi të këndojë që në moshë të re në fundvitet 60-të dhe ekzaktësisht në vitin 1968, në skenën e Estradës së Shtetit dhe më pas duke u ngjitur në skenën e madhe të aktivitetit më të rëndësishëm kulturor të vitit në atë kohë, Festivali Kombëtar i Këngës së Lehtë Shqiptare në Radio, më vonë në Radiotelevizion.

Ema Qazimi në atë kohë ishte një vajzë 14-të vjeçare, kur kompozitori i mirënjohur Avni Mula do t’i besonte këngën e tij: “Letër Nënës”

Që nga ajo kohë, artistja e vogël në moshë, por e madhe në zë, në shpirt dhe në talent, do të udhëtonte pa u ndalur për dyzet vjet me radhë në udhën e bukur e të gjatë të këngës dhe duke u nderuar në vitin 2010 me titullin ”Mjeshtre e madhe e Punës”

Related Posts

U arrestua nga policia, zbulohet resorti luksoz që ish-kryeinspektori i IMT ndërtoi në mënyrë të paligjshme

Policia ka vënë në pranga ish-kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Durrës, Ardian Halili, i akuzuar për ndërtim të paligjshëm në një zonë…

E futi në shtëpinë e saj për ta ndihmuar! I pastrehu vr*t gruan 37-vjeçare që i dha bukë, arsyeja do iu lere pa mend

Një ngjarje e rëndë tronditi komunitetin në Hammersmith, Londër, kur Victoria Adams, 37-vjeçare, u vra brutalisht disa ditë pasi i kishte ofruar strehë një personi të pastrehë….

EMRI/ Zbulohet kush fshihet pas rr’ahjes LIVE të TikTok-erit shqiptar.

Në video shihet se ai detyrohet të kërkojë falje disa herë ndaj një personi, i cili përmendet si Mandi i Nishtullës. “Kërkoi falje Mandit të Nishtullës”, dëgjohet…

Kështu mbrohet FLAMURI / Plaku që ruan flamurin kuq e zi qe 50 vjet

Xhemajl Kurti, plaku nga fshati Abri, tash e 50 vite e ruan me nostalgji flamurin Kuq e Zi. Ai këtë flamur e ka që nga viti 1968…

TURP PËR NE! Prodhonte 320 mijë ton plehra kimike në vit, si u shit për skrap Azotiku i Fierit

Ndërtimi i Azotikut të Fierit nisi në nëntor 1965. Vepra u vu në shfrytëzim më 17 shkurt 1967. Aty janë prodhuar plehra kimike me bazë azoti. Prodhohej…

Motra e nuses v’ret dhëndrin gjatë dasmës

Një tragjedi ka ndodhur në provincën veriore të Giresunit, në Turqi, ku një dhëndër 23-vjeçar humbi jetën aksidentalisht gjatë dasmës së tij, pas një të shtëne me…