“Amaneti u krye!” Vëllai 10-vjeçar i motrave Dhimaku nis kurimin në Itali falë “Fondacionit Firdeus”

“Amaneti u krye!” Vëllai 10-vjeçar i motrave Dhimaku nis kurimin në Itali falë “Fondacionit Firdeus”
Isli Dhimaku, vëllai 10-vjeçar i dy motrave Elvisa dhe Rozina Dhimaku, që humbën jetën në aksidentin tragjik të Delvinës mbrëmjen e së dielës, ka mbërritur në Romë për kurim.

Imami dhe bamirësi Elvis Naçi ka njoftuar në rrjetet sociale se 10-vjeçari i diagnostikuar me leukemi, ndodhet në spitalin “Bambino Gesu” në Romë bashkë me nënën.

“Amaneti u krye! Isli vellai dy motrave qe humben jeten nga aksidenti, arriti ne spitalin Bambino Gesu ne Rome bashke me nenen. Shpresat jane te medha qe Isli vogel te sherohet. Ai tani po fillon kurimin e nje semundje te veshtite por ne te gjithe te lutemi per djalin e vogel qe te kthehet i sheruar ne shtepi. O Zot sheroje Islin, jepu mjekeve sukses, ktheje ate te sheruar plotesisht tek nena dhe babai”

“Fondacioni Firdeus”, i drejtuar nga vetë bamirësi Naçi ka marrë përsipër kurimin e 10-vjeçarit dhe shpresat që ai të shërohet janë të mëdha edhe pse sëmundja me të cilën po përballet është shumë e rëndë dhe e vështirë.

Shërimi i Islit, djalit të vetëm të familjes Dhimaku, do ishte dhurata më e madhe që mund të marrin dy prindërit, Vasili dhe Suazana, pas vdekjes tragjike të dy vajzave në lule të rinisë. Elvisa dhe Rozina po udhëtonin nga fshati i tyre Kopaçez i Delvinës drejt spitalit të Sarandës, ku ndodhej i shtruar vëllai i tyre i diagnostikuar me leukemi. Ato kishin marrë rrugën për të kaluar natën pranë tij, por fatkeqësisht nuk arritën kurrë në destinacion.

Aksidenti tragjik ndodhi pasi 23-vjeçari Kevin Norra, duke drejtuar një mjet tip Audi Q5 në gjendje të dehur dhe me shpejtësi të lartë, doli në korsinë e kundërt dhe u përplas kokë më kokë me automjetin “Lancia” ku ndodheshin dy motrat dhe kushërira e tyre Antonela Zhupa, 24 vjeçe. Për fat të keq përplasja ishte tepër e fortë dhe dy motrat humbën jetën direkt në vend, ndërsa kushërira e tyre ka mbetur e plagosur rëndë dhe ndodhet ende në spital.

Nga ana tjetër, ditën e djeshme Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për 23-vjeçarin Kevi Norra, i cili shkaktoi aksidentin tragjik.

Related Posts

Familja shqiptare me pushime në Greqi, gruaja tenton të hi’dhet nga hoteli nën britmat e 2 fëmijëve

Një tragjedi u shmang në minutën e fundit në një hotel në Heraklion të Kretës, pasi një shqiptare, nënë e dy fëmijëve të mitur u përpoq të…

A ju ka zënë ndonjëherë syri i keq? Ja çfarë thonë mitet, feja dhe shkenca

Syri që mallkon dhe syri që mbron – mite dhe fakte rreth “syrit të keq” Që nga lashtësia, njerëzit kanë besuar se shikimi mund të bartë një…

Mjekët paralajmërojnë: këto 7 zakone të zakonshme rrisin rrezikun për zemrën

A e dini? Këto 7 zakone të vogla mund të çojnë në probleme të mëdha me zemrën Shumë nga zakonet tona të përditshme kanë ndikim të drejtpërdrejtë…

Të miturit në Korçë i ngec fasulja në fyt, niset me urgjencë drejt Tiranës

Një fëmijë nga Korça ka gëlltitur një fasule dhe fatkeqësisht fasulja i ka kaluar në rrugët e frymëmarjes. Sipas raportimeve në media, kokrra e fasules i ka…

Del foto e 61-vjeçarit të vr’arë në Shkodër

Personi që shihni në foto është Pirro Prroni, 61-vjeçari që u vra mbrëmjen e sotme në Shkodër. Ai nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve të marra nga arma…

Horoskopi i dashurisë: Zbuloni me cilën shenjë përputheni në çift

Përputhshmëria në dashuri sipas horoskopit: zbuloni me cilat shenja keni fat dhe me cilat përplasje Shënim: Të gjitha këto përshkrime janë të bazuara në astrologjinë klasike dhe…