Berisha është i vetmi që bashkon opozitën , do ringjallemi si Krishti !

Deklaratat e politikanëve shqiptarë shpesh tejkalojnë kufijtë e normales, por këtë herë Fatmir Mediu ka vendosur të konkurrojë direkt me predikimet biblike. I ftuar në një studio, kreu i Partisë Republikane, duke folur për gjendjen e opozitës dhe rolin e Sali Berishës, u shpreh se vetëm ish-kryeministri mund të bashkojë opozitën dhe se “nuk mund të kryejmë vetëvrasje sepse do ringjallemi si Krishti”.

Duket se Mediu, përveç politikës, ka marrë përsipër edhe shpjegimin e mistereve të besimit. Në mungesë të një plani konkret për ringjalljen e opozitës, ai na ofroi një premtim hyjnor: opozita do të ngrihet nga hiri… thjesht nuk na tregoi kush do të luajë rolin e apostujve dhe kush do të thyejë bukën në darkën e fundit.

Në vend të analizës së zgjedhjeve, Mediu na dha një profeci. Në vend të një strategjie për qytetarët, na tregoi se “vetëvrasja” politike është e justifikuar, mjafton të presim për ringjalljen. Nëse ky është programi i shtatorit për opozitën, qytetarëve u mbetet vetëm të mbajnë kalendarin e Pashkëve me vete për të kuptuar kur do vijë dita e madhe.

Në fund të ditës, mbetet pyetja: A është Berisha Mesia i opozitës apo thjesht një figurë politike që po mbahet me shpresë e metafora biblike? Nëse ringjallja politike vjen me të njëjtin ritëm si ringjallja e Krishtit, ndoshta opozita duhet të përgatitet për një pritje disa mijëra vjeçare,

Related Posts

Garon për Greqinë, shqiptarja fiton medaljen e artë në Zyrih

Hedhësja e shtizës Elina Xhengo fitoi medaljen e saj të parë të artë në finalen e Diamond League në Zyrih, një provë perfekte gjenerale për Kampionatin Botëror…

Prokurori i Gjykatës Pҽnale Ndërkombëtare, nën ᶏƙuzë për ngᶏcmim sҽƙ’sυᶏl

Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GPN), Karim Khan, përballet me akuza për ngacmim seksual. Dy gra kanë bërë denoncime kundër tij — ai i mohon të gjitha…

Kamera të fshehta në baηjo femɾash dhe p*rηogɾafi me të mituɾ, si u zbulua 43-vjeçari

Një 43-vjeçar u arrestua pasi kishte vendosur kamera të fshehta në banjo femrash, për të monitoruar gratë – sipas hetimeve zyrtare. Policia nisi punën pas një kallëzimi…

V’ɾasje me aɾmë zjarri në Shkodër. Emri

Shkodër, 28 gusht 2025 – Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, shtetasi N. M. dyshohet se ka vɾarë me armë zjarri shtetasin Piro Prroni, 61 vjeç,…

Thellohet Skandali: E Dashura e Pilotit të KFOR-it Lidhet me suImin t*rrorist në Banjskë – publikohen mesazhet sekrete

Një pilot i Forcave Ajrore Kroate, J.I. (54), dhe partnerja e tij A.M. (46), janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim për të mos penguar hetimet për spiunazh….

E bujshme! Shqipëri-Greqi në kohë rekord, kur do të jetë gati autostrada e re?

Mediat greke shkruajnë se boshti rrugor do të lehtësojë aksesin në Shqipëri, si dhe në vende të tjera të Ballkanit jugperëndimor. “Duket se është çështje kohe projekti…